FIDANISHTJA

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e tretë të rregullt, aprovohen disa vendime

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Është mbajtur sot mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal, nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Bekim Azizi, ku shqyrtuan disa pika të rendit të ditës. Fillimisht kryesuesi në këtë seancë, i bëri të ditur këshilltarët të cilët nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë, se afati i fundit është nesër me 31 mars, gjë për të cilën obligohen.

Ndërkohë, para hyrjes në pikat e rendit të ditës, këshilltarët parashtruan një varg pyetjesh zv.kryetarit të komunës Hasan Aliu dhe drejtorëve të drejtorive komunale.

Pas miratimit të rendit të ditës, këshilltarët diskutuan rreth propozim vendimit për formimin e komisionit për emërtimin e rrugëve, rrugicave, vendeve tjera publike (shesheve), në Komunën e Vitisë me fshatra.

FITORJA

Pas propozimeve dhe vërejtjeve që u dhanë rreth kësaj pike, u vendos që ky komision të ketë 9 anëtar. Ky komision do të përbëhet nga 3 këshilltar nga tri parti politike në Kuvend, një gjuhëtar, një historian, gjeodet, zyrtar nga Drejtoria e Urbanizmit, veterane te luftës dhe koordinatori i këshillave te fshatrave.

Pra, emrat e anëtarëve të Komisionit emërtim të rrugëve, rrugicave, vendeve tjera publike e shesheve në Komunën e Vitisë me fshatra, janë Sokol Shaqiri, Liridona Bislimi, Musli Neziri, Feat Shaqiri, Hekuran Azemi, Xhemil Sadiku, Qendrim Kajolli, Përparim Sadiku e Sadat Sejdiu.

Ky propozim vendim morri votat unanime të gjithë këshilltarëve.
Gjithashtu, pikat tjera si ajo e propozim vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për personat me aftësi te kufizuara në fsh. Bincë, propozim vendimit për ndryshim-plotësim të vendimit nr.01-013/372, të datës 04.04.2017, për rregullimin e komunikacionit në qytetin e Vitisë dhe territorin e saj, si dhe pika rreth propozim vendimit për ndryshim-plotësim të vendimit nr.01-110/05-395, të datës 08.04.2022, për formimin e Komitetit për Shërbime Publike, u miratuan nga këshilltarët komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.