ARKATANA

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur seancën e katërt të rregullt, aprovohen disa propozime

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Është mbajtur sot Seanca e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal e Vitisë, ku në pjesën e parë, gjatë sesionit të paradites, për gati dy orë kanë kaluar me pyetje nga ana e këshilltarëve dhe përgjigje nga kryetari i komunës Sokol Haliti dhe drejtorët e Drejtorive komunale.

Në këtë seancë, në mesin e pikave të tjera, ishte edhe ajo e ndryshim plotësimit të Statutit të Komunës, mirëpo kjo pikë u shty për një seancë tjetër, sikur edhe ajo për propozimin për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim-plotësimin të vendimit për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale me Nr. 01-110/05-100 t datës 01.-3.2022.

Këshilltarët e Kuvendit Komunal, kanë miratuar propozimin për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshimin – plotësimit të emrit të shkollës së Mesme Profesionale.

Pikat tjera që u miratuan në këtë seancë ishin edhe Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për aprovimin e planit të punës se komitetit për Arsim, Kulturë, Rini e Sport për vitin 2022.

FIDANISHTJA

Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e shfuqizimit të vendimit për caktimin e lokacionit për varrezat e fsh. Kabash, vendimi me Nr. 01-110/05-365 i datës 04.04.2022, me kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor me Nr. 1987-2/22 e datës 29.04.2022.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Vitisë dhe Kolegjit UBT. Në seancën e sotme, si pikë e rendit të ditës ka hyrë edhe Propozim vendimi për plotësim ndryshimi e vendimit të komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës së paluajtshme të të komunës në shfrytëzim me numër 01-110/05-473 5/të datës: 04.05.2022, i cili propozim është miratuar gjithashtu nga këshilltarët komunal.

Gjithashtu në këtë mbledhje, u dha edhe një informatë mbi punën e komiteteve funksionale për periudhën janar-maj 2022./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.