ARKATANA

Kuvendi Komunal i Vitisë diskuton për këshillat e fshatrave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Është mbajtur të martën Seanca e Kuvendit Komunal të Vitisë, ku janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës që ishin paraparë për këtë mbledhje të pestë të radhës, ndër të cilat u diskutua rreth propozim vendimit për formimin e komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.

Por fillimisht, kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, njoftoi këshilltarët për mbledhjen e kolegjiumit të Asambleve komunale, ku është shqyrtuar edhe kërkesa e këshilltarëve të komunave të Kosovës rreth mëditjeve.

Gjithashtu, ai bëri të ditur edhe konfirmimin e vendimeve të Kuvendit konform ligjeve në fuqi, nga ana e MAPL-së. Në seancën e sotme, u diskutua edhe propozim vendimi për formimin e komiteteve konsultative, ndërkohë u dhanë një informatë mbi përgatitjen për mirëmbajtjen e rrugëve lokale të Komunës së Vitisë për sezonin verore, nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi, si dhe një informatë, mbi punën e komiteteve funksionale për fillim vitin 2018. Mirëpo, grupi i këshilltarëve të VV-së, sot ka lëshuar seancën në mënyrë demonstrative, me arsyetimin se janë anashkaluar në seancën e fundit kërkesat për pyetje në pikën e rendit të fundit, të ndryshme.

UBT

Sipas tyre, seanca e kaluar konsiderohet si e ndërprerë dhe jo e përfunduar, pasi që grupi i këshilltarëve të këtij subjekti kishin pyetje për drejtorët e drejtorive.

Lidhur me këtë shqetësim, kryesuesi i Kuvendit Naim Pira theksoi se ai udhëheqë me mbledhjen bazuar në rregulloren e Kuvendit dhe ka specifikuar se në bazë të kësaj rregullore, çdo këshilltar mund ta marrë fjalën më së shumti 2 herë dhe të parashtrojë pyetje në kohëzgjatje prej 1 minute./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.