FITORJA

Kuvendi Komunal i Vitisë, diskuton mbi punën një vjeçare të Sokol Halitit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit. Gjatë këtij takimi janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës. Megjithatë diskutimi më i madh është bërë për Informatën (Raportin) e zyrës së kryetarit të komunës së Vitisë për periudhën Janar-Dhjetor 2020.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti para këshilltarëve të kuvendit komunal ka paraqitur sot informatën mbi punën e një vjeçare për vitin e shkuar. Me këtë rast ai ka përmendur edhe sfidat që ka kaluar komuna e Vitisë shkaku i gjendjes së pandemisë të shkaktuar në vendin si pasoj e virusit COVID-19.

“Të nderuar këshilltarë, viti 2020 na sfidoi me përhapjen e virusit Sars Cov 2, gjendje kjo që Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli si Pandemi globale Covid 19, pasi që ky virus e përfshiu tërë globin, duke mos e përjashtuar edhe vendin tonë. Rasti i parë me Sars Cov 2, pikërisht u paraqit në komunën tonë me datë 13 Mars 2020, ku edhe prej këtij rasti virusi filloi të përhapet me shpejtësi mjaftë të madhe. Pas rasteve të paraqitura, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, Vitia ishte zonë e karantinuar, ku nga kjo situatë puna jonë në Administratën Komunale ishte mjaft voluminoze, pasi që menjëherë formuan Komitetin Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili përbëhej nga të gjithë akterët relavant të institucioneve komunale, si akterët nga komuna, policia, shërbimi i zjarrfikësve dhe të tjerë” u shpreh Haliti duke falënderuar të gjithë atyre që kanë ndihmuar komunën e Vitisë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

ARKATANA

Gjatë paraqitjes së këtij raporti kryetari Haliti ka folur edhe për punën e zhvilluar në secilën drejtori, sektorë dhe zyre përkatëse.

Megjithatë këshilltarët e kuvendit Komunal nga partitë opozitare kanë paraqitur vërejtjet e tyre lidhur me punën një vjeçare të kryetari Haliti për të cilat ky i fundit ka dhënë sqarim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.