FITORJA

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur mbledhje solemne me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën udhëheqjen e Arianit Sadikut, kryesues, ka mbajtur sot mbledhje solemne me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ku përpos përfaqësuesve institucionalë, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku, ka thënë se në këtë festë duhet të përulemi për sakrificën e shumë gjeneratave.

“Në këtë ditë të 17 shkurtit, ashtu si në çdo ditë tjetër, ne duhet të kujtojmë dhe të përulemi me nderim e mirënjohje të thellë para luftëtarëve, intelektualëve, veprimtarëve bijtë e bijave tona të cilët sakrifikuan shumë me dekada të tëra që sot ne të gëzojmë dhe të festojmë lirshëm. Nderi dhe lavdia u takojnë atyre që bënë themelin e lirisë. Qofshin të lartësuar të gjithë dëshmorët për liri”, ka thënë Sadiku.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se shumë gjenerata e breza dhanë krejt çka kishin për këtë ditë.

FIDANISHTJA

“Shumë gjenerata e breza dhanë krejt çka kishin për këtë ditë. Duket vështirë e besueshme që kanë kaluar 15 vite nga shpallja e Pavarësisë, madje edhe disa prej nesh në moshë më të re kemi ende imazhe të para luftës, ku jeta ishte e vështirë e padrejtësia ishte përditshmëri. Ku të qenurit shqiptar sillte pasoja. Më pas, sot e përgjithmomë mbesin në kujtesën tonë pamjet e masakrave, dëbimit masiv e shkatërrimit që solli lufta e fundit”, tha Hyseni.

“Por, historia më e re e vendit tonë ka krijuar edhe një fundament tjetër, ka krijuar një kthesë të madhe që njëherit është edhe krenari e mburrje. UÇK janë tri shkronja që çdo shqiptar do të krenohet me to sa të rrojë kombi ynë. Ishte kjo kurorëzimi i përpjekjeve ndër breza për të çliruar popullin e për të dëbuar agresionin, dhunën e shtypjen. Gjilani ka për çfarë të krenohet e me të gjithë shqiptaria – prindër, fëmijë, vëllezër e motra dhe familjarë që sot ne i nderojmë si dëshmorë. Këto vlera janë të përbashkëta të cilat na bashkojnë të gjithëve”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka thënë se shumë gjenerata janë sakrifikuar, janë përpjekur, që Kosova të jetë e lirë, e pavarur, sovrane, të jetë shtet ku qytetarët e saj jetojnë të lirë.

“Prej shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912 nuk janë ndalur përpjekjet e shqiptarëve që të kenë lirinë e tyre”, është shprehur Isufi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.