Uji Dea

Kuvendi i Kamenicës jep leje për shitjen e xhipit, Sinani dëshiron veturë komode

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Kuvendi Komunal ka marrë vendim të premten për shitjen e xhipit “Hyundai”, i blerë nga ish kryetari i Kamenicës Shaip Surdulli në vitin 2010 në vlerë 38 mijë e 700 euro. Unë do të mendoj për një makinë komode që i kryen disa shërbime deri në Prishtinë sepse nuk jam njeri i luksit ka thënë kreu i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani.

Zyra për menaxhimin e pasurisë komunale, ka thënë se zhvlerësimi i veturës për tri vite është afro 17 mijë euro. Sipas kësaj zyreje, për riparimin dhe mirëmbajtjen e “xhipit” janë shpenzuar 4 mijë e 500 euro, për derivate 30 mijë euro gjatë tri viteve, raporton rajonipress.

Fundamenti

Kryetari i komunës, Begzad Sinani, tha se nuk e ka komoditetin të ketë një veturë që harxhon shumë dhe ka kosto të lartë për mirëmbajtje dhe shpenzime të larta. “Kërkesat e qytetarëve janë të mëdha dhe është mirë të mendojmë më shumë për kategoritë sociale dhe t`iu dalim në ndihmë atyre ose të ndihmojmë klubet sportive, si psh, Handikosin, por krejt kjo varet prej juve delegatëve se ku do të destinohen mjetet me shitjen e Xhipit” u ka thënë Sinani këshilltarëve të premten.

Sinani ka ironizuar duke thënë se “unë do të mendoj për një makinë komode që i kryen disa shërbime deri në Prishtinë sepse nuk jam njeri i luksit” ka thënë kreu i Komunës së Kamenicës./rajonipress/