UBT

Kuvendi i Gjilanit mban dy seanca këtë javë

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit do t`i mbajë dy seanca gjatë kësaj jave, njëra e rregullt dhe tjetra e jashtëzakonshme.

Seanca e rregullt, e cila mbahet më 26 nëntor (e martë) do të ketë në rend dite rregulloren për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2020, propozim-vendimin për transferimin (harmonizimin) në kategorinë ekonomike të pagave dhe mëditjeve, propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për pjesëmarrje në ngritjen e shtatores së heroit Agim Ramadani, propozim-projektin e përgjithshëm të manifestimit “Flaka e Janarit” 2020.

FITORJA

Njëherësh, Kuvendi do të informohet edhe rreth punës që është bërë deri tani në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe Hartës Zonale të Komunës.

Ndërkaq, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, e cila është ftuar për 29 nëntor (e premte), do të ketë në rend dite vetëm një pikë – diskutimin rreth lokacionit të ri të varrezave të qytetit, që është propozuar të jetë në Zabel të Sahit Agës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.