Mobi Casa

Kuvendi aprovon rregulloren për vullnetarizëm

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kuvendi Komunal ka miratuar edhe Rregulloren për vullnetarizëm, që e ka prezantuar Veton Nevzadi, drejtor për Kulturë, i cili ka thënë se Gjilani është komuna e parë në Kosovë që normon këtë aktivitet, duke nënvizuar se vullnetarizmi, në disa shtete të botës konsiderohet krenari kombëtare.

Para se të vijë në KK për miratim, draft-rregullorja i është nënshtruar një debati të gjerë dhe gjithëpërfshirës, ka thënë ai.

Uji Dea

Arben Mehmeti e Sadudin Berisha (LDK) kërkuan që projekt-rregullorja të kthehet në komisionin për akte normative, kurse ata të pozitës, Arzie Nuhiu (PDK), Arben Maliqi (AKR) e Tahir Arifi (PDK), tha se rregullorja është e bazuar në ligj, është përkrahur dhe rekomanduar nga Komiteti për Kulturë, prandaj duhet të miratohet pa humbur kohë, sepse është në dobi të rinisë.

Arianit Sllamniku kërkoi trajtim të barabartë të OJQ-ve në rregulloren për vullnetarizëm./rajonipress/