Eko Higjiena

Kuvendi analfabet, një dështim historik

/ 10 minuta lexim
Mobi Casa

Disa deputetë nuk dinë as shkrim e këndim!

“Tani, votuesi duhet të mendohet shumë se kujt do t’ia japë votën në zgjedhjet e radhës, duke ndëshkuar pamëshirshëm këtë legjislaturë, që nuk ka parë asgjë më shumë përtej interesave për përfitimet e veta grupore e individuale. Privilegjet e tyre nuk kanë të ndalur, gjithherë e në dëm të buxhetit të shtetit dhe në favore e në trashjen e luksit të tyre”, thotë analisti Ali Hertica për “Kosova Sot” Njohës të rrethanave politike dhe atyre ndërkombëtare, si dhe qytetarët e vendit, vlerësojnë se legjislatura aktuale e Kuvendit të Kosovës është shndërruar në një legjislaturë jo vetëm qesharake e dështake, por vlerësohet të jetë edhe më e dobëta deri më tash në Kosovën e pasluftës. Sipas njohësve të rrethanave politike në vend, një vlerësim i tillë ka dalë nga fakti se në këtë legjislaturë kemi shumicën e deputetëve, që madje as nuk dinë se si duhet të flasin e as si duhet të lexojnë. Analistët thonë se shumë nga deputetët e legjislaturës aktuale nuk dinë se si të votojnë për çështje të caktuara, që janë në interes të shtetit e të qytetarëve të Republikës me mandatin e të cilëve gjinden në ato pozita të ligjvënësve. Analisti Ibrahim Kelmendi, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se populli vetë i ka votuar këta deputetë. “Mendoj, pa i verifikuar të dhënat, se shumica e këtyre deputetëve të tanishëm ishin deputetë edhe në mandatin pararendës, meqë votuesve të tyre u kanë pëlqyer, prandaj i kanë rivotuar. Fatkeqësisht! Pra, problemi janë qytetarët, jo deputetët. Ata i duan, ata le t’i vuajnë…”, ka vlerësuar ai. Të dinjitetshmit, jashtë Kuvendit Analisti politik Shefik Shkodra, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se Kuvendi i vendit do të duhej të jetë me njerëzit më meritorë.

“Më të përgatiturit. Më të dinjiteshmit. Më urtakët. Më inteligjentët dhe mbi të gjitha, njohësit më të mirë të politikës, jo vetëm asaj ditore, por edhe të kenë vizion të saktë për një ardhmëri të vendit. Prandaj, nuk thuhet rastësisht se, deputetët janë të zgjedhurit e popullit nga lokalitete e provinca, të cilët do dinë të ngrenë zërin për çështje shumë delikate, qoftë për politikat e brendshme, buxhetit, amendamenteve të ndryshme, etj.”, u shpreh ai.

Sipas Shkodrës, nuk duhet qenë deputet formal. “Jo deputet injorant e për një pagë të mirë. Deputeti nuk është një fshesaxhi, por nuk mund të jetë larg interesave të popullit, përkatësisht të lokalitetit prej nga është ‘deleguar’, nëse kjo nuk do të ndodhte nga partitë (shefat e tyre), e sigurisht si me një nepotizëm edhe vendosjen e një deputeti, cilido, cilado qoftë. Jo vetëm për zbukurime. Kuvendi nuk është për ngjyra dhe stoli e ditës për opinionin publik. Ata/ato do të duhej të jenë azhur kurdoherë. Duhet ta dinë mirë kur dhe për çka po voton secili prej tyre. Jo si thotë një shef i grupit, apo një institucionalist tjetër për interesa të tij. Ai/ajo do të duhej ta ketë shumë të qartë se për çka është i ulur aty. Për çka do të votojë prej rastin në rast. Kur është për po dhe kur për – jo”, analizon më tej Shkodra. “Na bien në sy, se sot nuk janë të gjithë deputetët me ato cilësi që përmendëm më lart. Nuk mund të thuhet se e kanë kaluar me aftësi legjislativin dhe legjislativët e kaluar. Herë-herë duken se ndonjëri nuk di të flasë mirë në shqipe, apo edhe të lexojë si duhet. Këta duhet ta shohin vetveten më mirë se kushdo tjetër. Prandaj, arsimimi i një pjese të madhe nuk ka ndikuar sa duhet, nuk kanë bërë përvojë nga të tjerët dhe nuk kanë ideal të fortë për këtë vend dhe këtë popull”, ka vlerësuar ai. Injorantët vendosin për fatin e popullit Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ali Hertica, për gazetën ” Kosova Sot”, thotë se nga të dhënat e të gjitha raporteve të monitorimit të punës, që nga fillimi i kësaj legjislature të re, duke përfshirë edhe raportin e fundit monitorues për vitin e kaluar, të publikuar, del se këto raporte janë ndër më negativet deri më tash, e që flasin për dështimin e plotë të ligjvënësve në përmbushjen e besimit të dhënë nga qytetarët. “Ky dështim i madh vjet nga të paditurit dhe analfabetët, që nuk dinë as lexim, në politikë dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, kësaj legjislature dhe këtij spektri politik përfaqësues në Kuvend do t’u faturohet rëndë me një ndëshkim të madh në pritje të zgjedhjeve të radhës nga vota qytetare”, shprehet ai.

Sipas Herticës, tani votuesi duhet të mendohet shumë se kujt do t’ia japë votën në zgjedhjet e radhës, duke ndëshkuar pamëshirshëm këtë legjislaturë, që nuk ka parë asgjë më shumë përtej interesave për përfitimet e veta grupore e individuale. “Privilegjet e tyre nuk kanë të ndalur, gjithherë e në dëm të buxhetit të shtetit dhe në favore e në trashjen e luksit të tyre. Në bazë të hulumtimeve del se legjislatura e tanishme ka treguar performancën më të dobët nga të gjitha legjislaturat e kaluara”, ka thënë më tej Hertica.

HW

Qytetarët, të zhgënjyer nga niveli skandaloz i parlamentarëve Veç analistëve politikë, edhe qytetarët e anketuar thonë se janë tej mase të zhgënjyer me përgatitjen shkollore dhe intelektuale të kuvendarëve të Kosovës. Ndaj, qytetarët e anketuar thonë se, kjo legjislaturë e Kuvendit është shndërruar në një legjislature jo vetëm qesharake e dështake, por edhe më e dobëta deri me tash. Të anketuarit thonë se Kosova po e përmbyll vitin 2018 në depresion të thellë, pikërisht për shkak se nuk po shohin ardhmëri me këtë klasë politike të tejinkriminuar, me mafio-oligarkinë dhe nëntokën që po sundojnë pa ligj në Kosovë.

Qytetari Rrahman Rrahmani nga Prishtina, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se legjislatura aktuale e tashme e Kuvendit të Kosovës është shndërruar në një legjislaturë jo vetëm qesharake, por edhe është bërë një legjislaturë shumë dështake dhe vlerësohet të jetë edhe legjislatura më e dobët deri më tash në Kosovën e pasluftës. “Vlerësimi i tillë ka dalë nga fakti se në këtë legjislaturë, kemi shumicën e deputetëve, që madje as nuk dinë se si duhet të flasin e as si duhet të lexojnë. Ajo që është më e keqja, shumica e deputetëve aktualë nuk e kanë guximin qytetar që të votojnë ndryshe, jashtë qëndrimeve partiake, duke i lënë anash shumë herë edhe interesat e vendit, por duke mbrojtur vetëm interesat e subjektit politik nga i cili është deleguar në atë pozitë ose duke mbrojtur interesat e koalicionit qeverisës të ekzekutivit të përbërë nga shumë subjekte politike”, u shpreh ai. “Edhe legjislatura e tashme e Kuvendit të Kosovës po përballet me mungesën e deputetëve në sallën e seancave plenare, ngase shumë herë, ligjet e projektligjet shtyhen për në mbledhjen e radhës, meqë deputetët e lëshojnë sallën. Dhe, punimet nuk braktisen vetëm nga deputetët e partive opozitare, por edhe nga ato në pushtet”, vijoi më tej Rrahmani

MARRIN 2 MIJË EURO NË MUAJ, NGROHIN KARRIGEN Qytetari tjetër nga Prishtina, Ismail Hamiti, për gazetën “Kosova Sot’, thotë se përbërja e tashme e Kuvendit të Kosovës shquhet për atë se po të njëjtët deputetë nuk dinë as se si duhet që të votojnë për çështje të caktuara madhore, që janë në interes të shtetit e të qytetarëve të Republikës së Kosovës me mandatin e të cilëve gjinden në ato pozita të ligjvënësve. “Nuk duhet që të çuditemi fare se si Republika e Kosovës po e përmbyll vitin 2018 me qytetarët e saj, që kanë rënë në depresion të thellë, pikërisht për shkak se nuk po shohin ardhmëri me këtë klasë politike të tejinkriminuar, me mafio-oligarkinë dhe nëntokën që po sundojnë pa ligj në Kosovë. Vërtet është për keqardhje mospuna e deputetëve të tashëm, sepse të ardhurat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për një muaj tejkalojnë shumën prej 2000 eurosh. Por, jo rrallëherë, ata vetëm nënshkruhen në listën e pjesëmarrjes dhe nuk qëndrojnë fare në seancat plenare duke e pamundësuar kështu shpeshherë edhe kuorumin. Prandaj, deputetët e tashëm duhet të sanksionohen për këto veprime, por e keqja është se zyrtarët e Kuvendit sqarojnë se koha e qëndrimit në sallë është në vullnetin e deputetëve”, potencoi ai.

DËSHTIME TË JASHTËZAKONSHME “Në njërën anë kemi një pozitë, e cila është e dirigjuar nga pushteti e duke e reduktuar fuqinë politike vetëm në ngritje duarsh dhe një opozitë, e cila për shumë çështje nuk ka treguar konstruktivitet, si pushteti ashtu edhe opozita duhet të përfaqësojnë vullnetin qytetar, e shtetëror, e jo të veprojnë për interesa personale, klienteliste, nepotiste, e mbi të gjitha për interesa të ngushta politike. Në Kuvend kryesisht kemi deputetë me karakteristika të ndryshme dhe analfabetë që nuk dinë lexim të rrjedhshëm, janë (pseudo) populistët bosh (jokoherentë), arrogantë, me vepra të ulëta, servilë, të cilët mundohen të lëpijnë kocka. Kjo legjislaturë është bërë arenë e luftës për pushtet, për interesa politike e grupore dhe për privilegje. Dështimet janë jashtëzakonisht të mëdha në detyrat që ka praktika parlamentare, e dështimet e kësaj legjislature janë në të gjitha fushat, mbi të gjitha mosarritja e mbikëqyrjes së punës së Qeverisë, mosnxjerrja e vendimeve për të kërkuar reformatimin e Qeverisë, monitorimi i zbatimit i ligjeve, mosefikasiteti i nxjerrjes së ligjeve të tjera të rëndësishme për shtetin”, potencoi analisti Ali Hertica për “Kosova Sot”

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.