UBT

Kushtetuesja “rrëzon” nenet e Amnistisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori tri vendime të rëndësishme për tri çështje që ishin konsideruar kontestuese nga ligjvënësit e opozitës. Gjykata e drejtuar nga Enver Hasani konsideron se Ligji për Amnisti, sa i përket procedurës së ndjekur për miratim, është në pajtim me Kushtetutën, sikurse është kushtetues edhe Ligji për Buxhetin e Kosovës.

Ndërsa një çështjet tjetër e ngritur nga “Vetëvendosja”” për Marrëveshjen e 19 prillit, Gjykata që drejtohet nga Enver Hasani nuk u deklarua, duke u konsideruar si çështje politike dhe jo kushtetuese.

RCCOLA

Sipas një njoftimi, thuhet se vendimi i gjykatës ishte unanim që Ligji për Amnistinë sa i përket procedurës së ndjekur për miratimi e tij është në pajtim me Kushtetutën.

Por, megjithatë në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese vlerëson se për nga përmbajtja ka nene të këtij ligji që bien ndesh me aktin më të lartë juridik në Kosovë, siç është asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, zjarrvënia, moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të veprave, dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale dhe falsifikimi i dokumenteve zyrtare.(./Zëri/.