FIDANISHTJA

Kushtetuesja nuk mund ta kontestojë zgjedhjen e Isa Mustafës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kandidati i Bllokut VLAN, Isa Mustafa, mund të zgjidhet sërish në krye të Kuvendit, kurse PDK-ja do të jetë e pafuqishme ta kontestojë zgjedhjen e tij.

Dorëheqja e gjykatësit amerikan, Robert Carolan, nga Gjykata Kushtetuese i pamundëson këtij organi kushtetues të shpallë kundërkushtetuese zgjedhjen e kryetarit e dhe as nuk mund ta pezullojë përkohësisht, ngase nuk e ka kuorumin për të marrë vendime politike.

Njohësi i çështjeve juridike, Fisnik Korenica, thotë se me dorëheqjen e gjyqtarit amerikan praktikisht Gjykata është bllokuar sa i përket çështjeve ku palë paraqitet Kuvendi, Qeveria, Presidenti apo Avokati i Popullit.

Ai thotë se tek pasi të përfundojë cikli i konstituimit të institucioneve, mund të zgjidhet gjyqtari ndërkombëtar, e pastaj vendimi i gjykatës do të ketë fuqinë ta përcaktojë nëse zgjedhja ishte kushtetuese ose jo, por nuk do të ketë pasoja sa i përket formimit të Qeverisë, transmeton Koha.net.

Uji Dea

Analisti Artan Muhaxhiri thotë se dorëheqja e gjykatësit amerikan e ka thelluar krizën edhe më shumë.

Për Muhaxhirin, kjo bllokadë e gjykatës do t’ia prishë edhe planet PDK-së.

KTV-ja ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarë në Gjykatën Kushtetuese për të marrë përgjigje se çfarë do të ndodhë nëse kjo Gjykatë do të pranojnë lëndë me përmbajtje politike, pasi që asaj i mungon kuorumi për t’i zgjidhur këto çështje, por kontaktet me këtë institucion kanë qenë të mbyllura. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.