ARKATANA

Kushërinjtë plagosin me mjete të forta 32-vjeçarin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Mallakastër, ku një 32-vjeçar është pasosur rëndë me mjete të forta nga kushërinjtë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kute të këtij rrethi. Sipas policisë, 32-vjeçari Eduard Goxhaj është goditur disa herë me mjete të forta në rrugën pranë banesës së tij, duke marrë plagë të shumta në kokë dhe trup.

FIDANISHTJA

Siç raportojnë mediat në Tiranë, të dyshuar për plagosjen janë kushërinjtë e tij, ndërkohë që nga policia bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

32-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/