Mobi Casa

Kush

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kush punon, tërë ditën dhe natën deri vonë.

E ëma,
që për fëmijë
tretet dhe kurrë
nuk pushon.

Tërë jetën
në punë
tërë jetën
të këshillon.

Deri ne atë ditë,
kur për herë
të fundit
ty të përqafon.

——————

Ferri

Kush e kalon jetën
afër një xhami
e ulur në trotuar
në diell, borë e shi.

Një nënë e mjeruar
me dorën e shtrirë
që m’banë t’birin në gji
dhe kërkon mëshirë.

Beson se perendija
atë e ka harruar
të uron e të kërkon
me sy të mjerur.

Të birin e m’bulon
që t’ëndrroj n’qetësi
mos ta sheh këtë ferr
se ende është i ri.

————–

Uji Dea

Arratisja

Çka kanë këta njerëz
që vijnë si të tërbuar
të rinjë, burra, pleq e nëna
me fëmijë në duar.

Janë nisë për rrugëtim
në rrugën për shpëtim
lundrojnë në detin e gjatë
në arrati pa kthim.

Mbrapa lanë gjithçka
lanë shumë histori
të djegur nga barbarët
të bërë shkrum e hi.

—————-

Varfëria

Varfëri moj varfëri
si të quaj moj e pa mëshirë
që çdo shpresë e bën errësirë.

Moj e pa ngopur në fëmijëri,
moj trishtimi i fytyrës në rini,
e syri i shterrur në pleqëri.

Ikë moj, ikë moj e zezë
nga këto troje
se s`ke mëshirë
as për bukë goje

Arben Kurteshi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.