UBT

Kush janë yjet e erotizmit shqiptarë?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nëse nuk e keni ditur tashmë shqiptaret kanë dy yjet e tyre të pornografisë. Është kjo aktorja tashmë profesioniste e filmave pornografik Breanne Benson dhe aktorja amatore Myle Sinanaj, e cila kryesisht bën humor me videon erotike të Kim Kardashian.

Vitet e fundit edhe shqiptarët janë prekur nga mania e erotikës e disa vajza shqiptare kanë shkuar edhe drejt filmave pornografik.

E para që ka thyer “akullin” në këtë aspekt është aktorja Breanne Benson emri i vërtetë i së cilës është Adelina, por që ajo nuk ka dashur asnjëherë të jep mbiemrin e saj të plotë edhe pse shumë njerëz kanë dhënë versione të ndryshme për të.

Breanne është njëra prej aktoreve profesioniste të pornografisë në SHBA ndërkaq jo rrallë ajo ka debate të ashpra me shqiptarët të cilët ajo i quan “të çmendur” nëpër rrjetet sociale.

Madje, aktorja ka vendosur që mos të debatojë asnjëherë me shqiptarët.

Mobi Casa

Për këtë aktore janë bërë edhe faqe nga forume të ndryshme ekstreme të cilat kundërshtojnë aktrimin e Breanne.

Përveç Adelinës shqiptarët e kanë edhe një aktore tjetër, kësaj radhe amatore, e cila ka pranuar të bëj xhirim pornografik dhe atë ta lansojë nëpër sajte pornografike.

Është kjo Myle Sinanaj për të cilën thuhej që ka pasur një aferë me ish burrin e Kim Kardashian Kris Humphries.

Sinanaj para disa muajve kishte bërë një video bashkë me një partner të saj që ishte identike me videon pornografike në mes të Kim Kardashian dhe Ray J, një video e cila bëri që Kim të këtë famën që e gëzon edhe sot.

Sipas disa thashethemeve Myleja i janë ofruar disa producent të këtyre filmave që të bëjnë film më të.