Eko Higjiena

Kush janë heroinat e karatesë nga qyteti i Gjilanit të cilët fituan medaljen e bronzët?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sporti i karatesë ka bërë krenar shtetin e Kosovës në Kampionatin Botëror të Karatesë, i cili është mbajtur në Budapest të Hungarisë për 7 ditë me radhë nga 23-29 tetor. Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave, kanë arritur për herë të parë në historikun e karatesë të Kosovës, të stolisen me medalje të bronzët në Kampionatin Botëror, duke e mposhtur Kombëtaren e Kazikistanit me rezultat unanim.

Në përbërjen e Kombëtares së Kosovës nga katër garueset, ishin tri nga qyteti i Gjilanit: Hatixhe Zejnullahu, Fortesa Orana e Vlera Qerimi, duke na bërë krenar jo vetëm shtetin e Kosovës por edhe qytetin e ekipet e tyre të karatesë, ndërsa garuesja e katër ishte Albulena Gërvalla nga Bardhoshi i Prishtinës.

Në përbërjen e Kombëtares së Kosovës ishin edhe dy trajner nga qyteti i Gjilanit, trajneri KK “AS” e Selektori U14 të Kosovës, Alban Beqiri, si dhe Shkëlzen Balaj trajner i KK “Agim Ramadani” nga Gjilani.

Eco Higjiena

Karateistja Hatixhe Zejnullahu i takon KK “AS”, ndërsa Fortesa Orana e Vlera Qerimi KK “Fortesa”. Gjatë rrugëtimit të saj në Kampionatin Botëror të karatesë, ekipa nga Kosova, kishte punë mjaft të vështirë duke mposhtur Anglinë, Zvicrën e Francën, ndërsa për medalje të bronzet mposhtën edhe Kombëtaren e Kazakistanit, të vetmen humbje “Dardanet” e pësuan nga Kombëtarja e Japonisë me rezultat 2-1.

Qyteti i Gjilanit duhet të ndihet krenar me garueset e trajnerët që na bën krenar e na dhuruan emocione të veçanta duke valvitur flamurin shtetëror në piedestalin e medaljeve. Se a do t’ju bëhet pritje madhështore këtyre heroinave nga institucionet e nga qytetarët mbetet të shihet, por ato meritojnë një pritje spektakolare duke ju falënderuar që na bënë krenar në këtë Kampionat Botëror.

Redaksia e Rajonit Press, Kombëtares së Kosovës dhe vajzave gjilanase ju uron për këtë triumf të shumë pritur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.