UBT

Kush janë dembelët më të mëdhenj në botë?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Epitetin e përtacëve e fituan banorët e ishullit mesdhetar në Maltë.Pas tyre vijnë banorët e Swaziland në Afrikë dhe të tretë në listë janë sauditët.

Në këto vende janë vërejtuar normat e larta të trashjes te njerëzit, që ka qenë kriter kryesor për përcaktimin e shkallës së përtacisë.

Por që ka dallime të rëndësishme kur bëhet fjalë për pjesë të caktuara të këtyre vendeve në krye të listës sa i përket trashjes.

Kështu, për shembull, në jug të Arabisë Saudite norma e trashje është shumë e ulët në krahasim me pjesët e tjera të vendit.

Mobi Casa

Rreth 40 për qind të sauditëve janë duke vuajtur nga mbipesha.

Hulumtimi është bërë nga shkencëtarët arabë, të udhëhequr nga endokrinologu i njohur, Dr. Waleed Al Bakr.

Ai thotë se mbipesha për çdo vit vret mesatarisht rreth 20 mijë njerëz në Arabinë Saudite, duke shtuar se gratë në Mbretërinë Arabe janë më të prirura për trashje, kryesisht për shkak të mungesës së aktivitetit fizik.

Arabia Saudite është eksportuesi dominues në botë i naftës dhe ekonomia më e madhe arabe, ka një popullsi prej rreth 28 milionë banorësh, duke përfshirë gati tetë milionë emigrantë.(albinfo)