GRANDEMALL

Kush e ka mizën nën kapuç?!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

“Hoxhallarët e Ahiri Zemanit“, si duket nuk po e kuptojnë domethënien e fjalës imoraliteti e cila përdoret si shpesh në segmentet e jetës, më shumë në politikë, ekonomi e më pak në gjuhën e fesë.

Hoxha i qytetit të Bujanocit, pa e ftuar kush publikisht kërkon debat me Grupin e Nxënësve të Shkollës së Mesme “Sezai Surroi”, rreth një opinioni të publikuar në portalin titulli.com me titull: “Nata e maturës nuk duhet të manipulohet”.

Ne Grupi i Nxënësve maturantë, nuk kemi nevojë të polemizojmë e as më pak të debatojmë në RTV “Spektri” me hoxhën e qytetit të Bujanocit.

Së pari në artikullin tonë nuk është apostrofuar asnjë hoxhë me emër e mbiemër.

Së dyti jemi të zënë me punë të tjera më të mençme e më progresive se sa të nxisim debate rreth një teme e cila do t’i kaloj së kaluarës.

Së treti nuk kemi nevojë ta legjitimojmë përmes RTV “Spektri”, imoralitetin e një hoxhe jolegjitim, i cili e di mirë si ka ardhur imam nga Presheva në Bujanoc, a e ka përkrahjen e KBI-së dhe nga kush financohet për ta përçarë xhematin dhe për ta prish rininë me selefizëm e rryma të tjera anti-islame.

Uji Dea

Së katërti nuk dëshirojmë të kemi punë me hoxhallarë si imami i qytetit të Bujanocit, i cili i përket sektit fundamentalist – vehabist –selefist, të cilët kinse në emër të imoralitetit, nxisin debate, seminare, programe e projekte, me një fjalorë krejt ndryshe nga pozicioni i xhamisë e krejt ndryshe nga ai i shtëpisë, duke kritikuar mevludin e qilimet a nga ana tjetër merrni pjesë në to për para…

Së pesti nuk duam të debatojmë me një hoxhë, i cili deri dje ishte në parti me PVD-në e Shaip Kamberit, kurse tash me PD-në e Nagip Arifit, e nesër kushedi me cilën parti, në vend se të merret me misionin e tij për çka paguhet dhe shpërblehet?!

Së gjashti nuk ballafaqohemi me një hoxhë si ky i qytetit të Bujanocit, i cili e ushqen imoralitetin me korrupsion, e mashtron xhematin me nasihat, duke u fsheh pas një mjekre të gjatë e të parregulluar, pas fjalëve që imiton dreqin pas interesit.

Së shtati nuk na pëlqen të debatojmë në RTV “Spektri”, në një shtëpi televizive, në të cilën pa kokërr të moralit keni predikuar sektin e kobshëm, të cilin nuk mund ta gjesh as në Saudi.

Së fundi, nuk pranojmë debat më një hoxhë si ky i qytetit të Bujanocit, i cili në emër të fesë përhapë të metat e popullit te vet, e që e gjithë kjo bie në imoralitet shumë më të rëndë se sa akuzat dhe shpifjet për kurvëri që përhapni në shoqëri, ngase e keni të ndaluar nga Zoti!”.

Nga grupi i nxënësve të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.