FITORJA

Kush e formon Qeverinë e re – Nga VV thonë Kurti, kurse PDK e AAK të bindur se gjasat janë të opozitës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 kanë Kosovë kanë sjellë një rezultat të ngushtë, ku partia më e madhe “Vetëvendosje” ka arritur të fitojë 40.96% të votave, por e ka shumë të vështirë e vetme ta formojë vetë Qeverinë e re.

Nëse dështon Albin Kurti ta formojë Qeverinë, në mungesë të numrave të nevojshëm në Kuvend (61), atëherë një mundësi të tillë do ta kenë edhe partitë opozitare.

Megjithatë, Lëvizja “Vetëvendosje” është e bindur se Qeverinë e re do ta formojë kryeministri aktual, Albin Kurti, derisa opozita shprehen të sigurt se opozita do të bashkohet për formimin e institucioneve qendrore, duke ia pamundësuar Kurtit mandatin e tretë si kryeministër i vendit.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Halil Thaçi, ka deklaruar për “Front Online” se Qeverinë e re do ta formojë Albin Kurti.

Thaçi ka folur për situatën pas zgjedhjeve dhe ka theksuar se partitë opozitare po shpresojnë që VV-ja, do ta humbasë mundësinë për formimin e qeverisë.

Sipas tij, Vetëvendosje ruan rekordin e numrit më të lartë të votave të fituara nga qytetarët.

“Qeverinë e re do ta krijojë ai që i ka besuar qytetari, Albin Kurti. Partitë opozitare po shpresojnë që VV që i ka nën 50% për momentin dhe këtë po e llogarisin si humbje, por asnjë parti opozitare deri në këto zgjedhje asnjëherë se ka arritur 40% ti fitojë. Ne përsëri mbajmë rekordin e votave të fituara nga qytetarët”, shprehet Thaçi.

UBT

Deputeti i rizgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, është shprehur se bazuar në rezultatet e deritanishme, gjasat për formimin e Qeverisë janë të opozitës.

Ai ka shtuar se, sipas tij, mandatari i ri i Qeverisë do të jetë Bedri Hamza.

“Duke u bazuar në rezultatet e deritanishme dhe numërimin e votave të diasporës dhe ato me kushte, gjasat për formimin e Qeverisë janë të opozitës dhe mandatari i ri i Qeverisë do të jetë Bedri Hamza”, deklaroi Qalaj.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, deklaroi se blloku opozitar ka marrë më shumë vota se “Vetëvendosje” dhe e ka mundësi ta formojë qeverinë.

Sipas Kadrijajt, cila parti që e formon Qeverinë do të kenë nevojë për votat e minoriteteve.

“Minoritetet janë kategori Kushtetuese, kushdo që e formon Qeverinë ata do të bëhen pjesë e asaj. Blloku opozitar ka më shumë vota se sa VV. Blloku opozitar mund ta bëjë qeverinë duke përfshirë minoritetet por duke mos llogaritur votat e minoritetin serb se ata kur kanë ndonjë sinjal nga Serbia largohen e nuk votojnë”, shprehet ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.