FITORJA

Kusari-Lila flet për urën mbi lumin Ibër: S’ka argument për parandalimin e hapjes së urës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka folur për hapjen e urës mbi lumin Ibër, për të cilën temë është përfolur shumë këto ditë.

Kusari-Lila në një konferencë për media ka thënë se në asnjë argumentim nuk mund të gjendet një kauzë e mirëfilltë për parandalimin e hapjes së urës.

“Flasim për lëvizjen e lirë dhe domosdoshmërinë e normalizimit të jetës në atë pjesë së Kosovës. Ura ka mbetur si sinonim i bllokadës dhe si sinonim i një kuazi-ndarje që është pretenduar të bëhet shumë vite më parë”, tha ajo.

Ajo gjithashtu tha se është e pakuptimtë që qytetarët e Kosovës pa marrë parasysh nacionalitetin nuk mund të kalojnë me veturat e tyre mbi këtë urë.

Kusari-Lila tutje tha se ”Si grup parlamentar por edhe në aspektin politik vlerësojnë angazhimin e kryeministrit Albin Kurtit dhe atë të qeverisë, për komunikim të vazhdueshëm me QUINT-in dhe të gjitha institucionet relevante”.

FIDANISHTJA

Ndryshe, ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se hapja e urës do të lehtësonte lëvizjen dhe ndërlidhjen midis pjesëve veriore dhe jugore të qytetit.

Ai gjithashtu kishte mbajtur një takim me përfaqësues të shteteve të QUINT-it dhe të Bashkimit Evropian për të diskutuar edhe për hapjen e urës së lumit Ibër në Mitrovicë.

Mirëpo, e të njëjtit mendim me Kurtin nuk janë Bashkimi Evropian dhe vendet e QUINT-it: SHBA-ja, Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e edhe nga NATO-ja të cilët e kundërshtojnë hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ishte i shkurtër në mesazhin që përçoj derisa refuzoi të tregoj për arsyen e kundërshtimit të hapjes së urës që lidh jugun e veriun e Mitrovicës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.