Fundamenti

Kurti thotë se me pakon për ringjalljen ekonomike, Qeveria ka mbështetur rreth 800 mijë qytetarë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të gjithë qytetarët të trajtohen pa dallim.

Gjatë fjalës së tij në tryezën ku po diskutohet për sfidat dhe mundësitë për komunitetin ashkali, Kurti tha se me në drejtim të përmisimit të kushteve të jetës së këtij komuniteti, Qeveria e ka miratuar edhe strategjinë 2022/26.

“Për të harmonizuar veprimet strategjike në këtë drejtim kemi disa arritje si miratimi i strategjisë 2022-26. Për të parandaluar diskriminimin e kemi lansuar edhe platformën kombëtare për raportim e keqtrajtimit kurse në dy vitet e fundit Qeveria ka mbështetur të gjitha kategoritë sociale. Me pakon për ringjalljen ekonomike kemi mbështetur rreth 800 mijë qytetarë, apo çdo milje në vendin tonë”, tha Kurti.

Ai shtoi e Qeveria po punon në krimin e kushteve të barabarta në shkollim, siç tha Kurti, si kundërpërgjigje ndaj kërkimit të lëmoshës e martesave të hershme.

Kurti tha se zyra për grante së fundmi ka ndarë edhe 300 mijë euro grante për QOJ dhe 100 mijë euro për medie në Kosovë.

HW

“Arsimin e lartë e kemi pa pagesë për të gjithë që t’i inkurajojmë që të mos ndalen tek shkolla e mesëm. Për t’i ndihmuar studentët rom ashkali dhe egjiptian kemi ndarë bursa 300 mijë euro, me bursa po i mbështesin studentë ashkali në Fakultetin e Edukimit. Zyra për çështje të komunitete ka mbështetur organizata dhe mediat e komuniteteve”.

Deputeti nga radhët e komunitetit shakli, Bekim Arifi, tha se kryeministri po e dëshmon që ky komunitet është i rëndësishëm për Kosovën, raporton EO.

“Falënderoj organizata që na kanë mundësuar këtë takim. Kryeministri vazhdimisht po e dëshminë që komuniteti ashakli është i rëndësishme për Kosovën me prezencën e tij në çdo event të organizuar”.

“Sot jemi ardhur këtu më shumë të dëgjojmë nga ju ide se çka do të mund të bëjmë së bashku”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.