Eko Higjiena

Kurti takon presidentin e ri të KE-së: Kosova është e përgatitur dhe e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me presidentin e sapozgjedhur të Këshillit Evropian, António Costa, në Bruksel.

“Në Bruksel pata kënaqësinë që të takoj dhe të bashkëbisedoj me presidentin e ri të Këshillit Evropian, António Costa, i cili sonte është gjithashtu nikoqir i darkës me liderë të Ballkanit Perëndimor,” ka deklaruar Kurti.

Gjatë takimit, Kurti ka theksuar përgatitjen dhe përkushtimin e Kosovës për të përparuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai i ka uruar Costës suksese në detyrën e re dhe ka ofruar bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë, duke ritheksuar qëndrimin e Kosovës për integrimin në familjen evropiane.

Hidromorava

“Vendi ynë mbetet i palëkundur në përkushtimin për integrim brenda familjes evropiane, aty ku Kosova përket,” ka përfunduar Kurti.

Ndërsa, Costa, theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

“Le të punojmë për ta bërë realitet”.

“Ky ishte mesazhi që përcolla, së bashku me Kaja Kallas (shefja e diplomacisë së BE-së) dhe Marta Kos (Komisionere Evropiane për Zgjerim), gjatë darkës së sotme me liderët e Ballkanit Perëndimor”, tha Costa./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.