Mobi Casa

Kurti: S’mund të shkojmë në zgjedhje të reja pa folur Kushtetuesja, s’i kemi konsumuar tri raunde votimi për President

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në situatën që ndodhet vendi, s’mund të flitet për zgjedhje të reja, meqë duhet të flasë Gjykata Kushtetuese për lëndët që janë deponuar.

Kurti ka folur për vendimin e Osmanit për shpërndarje të Kuvendit, duke thënë se shpërndarja ndodh vetëm kur konsumohen tri raunde të votimit dhe dështojnë të triat.

“Tash ndodhemi në një situatë ku s’mund të flasim për zgjedhje të reja pa folur Gjykata Kushtetuese meqë kemi mospajtime dhe kërkesë para këtyre. Ata kanë një materie. Deputetët s’i mbushën as katër javë të detyrës së tyre dhe sot në mëngjes u njoftuar nga mediat se u shpërnda Kuvendi.

Neni 86 thotë se Kuvendi shpërndahet nëse në raundin e tretë s’i ka marrë 61 vota. Ne s’kemi mbrri atje, s’u konsumua as raundi i parë e lërë më raundi i tretë”, ka thënë Kurti në konferencë.

HW

“Nga kjo del se shpërndarja e Kuvendit lidhet me përfundimin e procedurës së votimit. Mbrëmë ne vetëm sa filluam me raundin e parë, e kurrsesi s’jemi të përfundimi i raundit të tretë”, është shprehur Kurti.

Ai ka përmendur edhe afatin 60 ditor, që sipas Kurtit është çelës për të shmangur bllokadën.

“Ekziston edhe një dispozitë që e çon vendin në zgjedhje, që nëse pas 60 ditësh pasi ka nisur procedura nuk zgjidhet president”, ka thënë Kurti./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.