ARKATANA

Kurti në Oslo një ditë pasi paralajmëroi sulm nga Serbia, Çitaku e quan “marrëzi”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të dielën, reagoi ndaj vizitës private të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, në Oslo të Norvegjisë, duke e kualifikuar si “marrëzi” shkuarjen e shefit të ekzekutivit në kryeqytetin norvegjez, posaçërisht në dritën e kërcënimeve të reja për sigurinë e vendit nga shteti serb.

Njëjtë e kualifikoi edhe lajmin se Lëvizja Vetëvendosje – partia në pushtet në Kosovë – zyrtarisht i është bashkëngjitur frontit opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht koalicionit të përbërë nga Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa Shqiptare (Lidhja Evropiane për Ndryshim) – kundër Bashkimit Demokratik për Integrim.

FIDANISHTJA

“Nuk kam se si ta kualifikoj ndryshe përpos se si marrëzi. Një ditë pasi paralajmëroi në konferencë për shtyp sulmin e planifikuar të Serbisë kundër Kosovës, kryeministri Kurti vetë shkoi në Oslo për vizitë private e partia e tij hyri në garë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Kosova meriton më mirë”

.Kryeministri Kurti të dielën raportohet se udhëtoi drejt Oslos për ta kaluar festën e Krishtlindjes në gjirin e familjes, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht i është bashkëngjitur frontit opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.