KKVITI

Kurti në mbledhje të partisë thotë se paga e 13’të shpërndahet në fund të muajit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se përmbushja e zotimeve të mandatit të ri ka nisur me zbatimin e buxhetit të miratuar në Kuvend.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti theksoi se buxheti është miratuar në lexim të dytë më 20 shkurt dhe kap vlerën rreth 4 miliardë euro.

“Punën përmes përmbushjes së zotimeve në këtë mandat të ri e nisim me buxhetin e miratuar në Kuvend në lexim të dytë më 20 shkurt”, u shpreh Kurti.

Mobi Casa

Ai bëri të ditur se në kuadër të këtij buxheti përfshihet edhe paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, e cila pritet të shpërndahet në fund të këtij muaji.

“Buxheti në vlerë rreth 4 miliardë euro përfshin edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik, që do të shpërndahet në fund të këtij muaji që nisi sot”, deklaroi ai.

Sipas Kurtit, miratimi i buxhetit shënon hapin e parë konkret drejt realizimit të prioriteteve të qeverisë në mandatin e ri./Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.