FIDANISHTJA

Kurti: Ne besojmë që Shqipërinë e kemi në krahë, për të kaluar pengesat për anëtarësim në NATO

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në Prishtinë është duke u mbajtur seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe e Kuvendit të Shqipërisë. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në fjalimin e tij u shpreh i lumtur për mbledhjen e dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton Telegrafi.

“Dy shtetet tona, edhe pse te themeluara me një distancë kohore njëri nga tjetri, janë shprehje politike, e së njëjtës aspirate shekullore shqiptare për ruajtjen e identitet dhe bashkimin kombëtar”, theksoi ai.

Kurti foli për disa nga të arriturat e përbashkëta ku tha se Shqipëria është partneri kryesor tregtar i Kosovës. Ai përmendi edhe tregun e përbashkët energjetik, lëvizjen pa kontrolle në kufi, vendkalimet e reja kufitare, hapjen e zyrave doganore, e të tjera të arritura.

Eco Higjiena

Kryeministri po ashtu deklaroi se ka ende shumë punë për të bërë si qeveri e si kuvende.

“Kemi shumë punë për të bërë, si qeveri e si kuvende për qytetarët e dy republikave tona. Kosova dhe Shqipëria janë kontribuues të paqes në rajon e Ballkanin Perëndimor”, potencoi ai.

Kurti gjithashtu foli edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke thënë se tash më shumë se kurrë duhet të bëhet anëtarësimi në këtë organizatë, derisa theksoi se “Ne besojmë që Shqipërinë e kemi në krahë, për të kaluar pengesat për anëtarësim në NATO”./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.