FITORJA

​Kurti: Mosnjohja e integritetit territorial të Kosovës nga Serbia paraqet kërcënim të hapur për ne

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, është e rëndësishme që të shtohet siguria në kufirin me Serbinë.

Këtë deklarim ai e ka bërë të premten, në takim Përfaqësuesin e Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg.

“U bisedua edhe për situatën e sigurisë dhe dialogun me Serbinë për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me ç ‘rast theksoi se pas sulmit terrorist e paramilitar, të inspiruar, përgatitur e sponsorizuar nga Serbia, është e rëndësishme që të shtohet siguria në kufirin me Serbinë”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërkaq për sa i takon dialogut, kreu i ekzekutivit “duke i dhënë theks rëndësisë që marrëveshja e arritur këtë vit në Bruksel dhe Aneksi në Ohër të nënshkruhet, pranohet, respektohet dhe zbatohet nga Serbia në tërësi, sidomos pas deklarimit të hapur tash së fundmi nga Serbia për mosrespektim të tyre e deri te mosnjohja e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, që paraqet kërcënim të hapur për ne”.

ARKATANA

Më tej, bëhet e ditur se Kurti ka shprehur falënderimin e Republikës së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Norvegjisë për zhvillimin dhe integrimin e Republikës së Kosovës në organizatat euro-atlantike dhe ka mirëpritur emërimin e Haakon Blankenborg në pozitën e Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor.

“Në takim, kryeministri foli për sukseset, arritjet dhe sfidat e qeverisjes. Ai theksoi se luftimi i korrupsionit është përkthyer në zhvillim ekonomik dhe përparim demokratik të vendit, duke u bërë kështu kampione e demokracisë në rajon”.

“Pasi prezantoi strategjinë 2022-2030 në fushën e energjisë, kryeministri ftoi për investime të Norvegjisë në Kosovë, të cilat do të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet bilaterale”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.