UBT

Osmani: Heqja e vizave për kosovarët nga Malajzia paraqet akt besimi dhe miqësie

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar në Malajzi, sot ajo u takua me kryeministrin e atjeshëm, Anwar Ibrahim, të cilit i tha se populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë se ky shtet i ishte pranë në kohët e vështira të historisë.

Në një konferencë për media, ajo përmendi ndihmën ndaj Kosovës në kohën po zhvillohej lufta e fundit, dhe njohjen e pavarësisë nga ky shtet në vitin 2008.

“Sot bëjmë shumë më tepër sesa thjesht të reflektojmë mbi të kaluarën. Në diskutimet tona sot, folëm për mënyra të reja për të rritur këtë bashkëpunim midis dy vendeve tona. Ne riafirmuam angazhimin tonë për lidhje më të forta diplomatike, partneritete më të thella ekonomike dhe angazhim kuptimplotë në fushat me interes të përbashkët”.

FIDANISHTJA

“Dhe dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ju, Z.Kryeministër, për lidershipin tuaj, dhe nëpërmjet atij lidershipi, për vendimin tuaj për të hequr kërkesat për viza për qytetarët e Kosovës, sepse ky është një akt besimi, një akt miqësie dhe një njohje e potencialit të vërtetë që ekziston midis dy vendeve tona. Në këtë frymë, jam e lumtur të rikonfirmoj, siç e përmendët edhe ju, se Kosova po hap sot ambasadën e saj në Malajzi”.

“Këto zhvillime po dërgojnë një mesazh të fuqishëm se popujt tanë duhet të takohen më shpesh, të punojnë edhe më ngushtë së bashku dhe të mësojnë më shumë nga njëri-tjetri”, u shpreh Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.