FITORJA

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të premten se javën e ardhshme do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të diskutuar rreth mundësive për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të vendit.

Në një intervistë për NBC News, Kurti tha se për t’u mbajtur zgjedhjet “fillimisht banditët që shkaktuan dhunë duhet të kthehen në Serbi, ose të arrestohen në Kosovë”.

Ai tutje u shpreh se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike.

“Duhet të jemi të sigurt që të zbatohet marrëveshja e Brukselit e cila e ka njohjen de-facto. Për shtensionimm këta banditë, këta ekstremistë të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë. Dhe pastaj zgjedhje të hershme. BE-ja të jetë aktive në këtë dialog. Javën tjetër, Lajçak dhe Escobar do të vijnë në Kosovë dhe do të diskutojmë detajet. Besoj në zgjedhjet e hershme, por fillimisht kemi nevojë për sundim të ligjit dhe fushatë fer para zgjedhjeve”, deklaroi ai.

Uji Dea

Kreu i Qeverisë ka bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të ndihmojë që serbët në Kosovë të jenë të lirshëm të ushtrojnë të drejtat e tyre.

“Njerëzit duan të dëgjohen, por Beogradi zyrtar nuk i lejon. Nuk ka demokraci pa pluralizëm politik. Komuniteti ndërkombëtar duhet të na ndihmojë që ata të jenë të lirshëm”, ka shtuar Kurti.

Ai tutje u shpreh se kryetarët shqiptarë që kanë fituar në komunat veriore kanë legjitimitet të ulët, por shtoi se ata janë të ligjshëm.

“Është e qartë se kryetarët e rinj që fituan zgjedhjet nuk e kanë legjitimitetin e mjaftueshëm për shkak të pjesëmarrjes së vogël të votuesve në zgjedhje. Ne kemi bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë në votim, por Beogradi u ka bërë presion qytetarëve serbë që t’i bojkotojnë zgjedhjet e 23 prillit”, deklaroi kreu i ekzekutivit kosovar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.