ARKATANA

Kurti: Javën e ardhshme i jap përgjigjen Borrellit për takimin e Brukselit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri Albin Kurti nuk ka treguar nëse ka marrë ndonjë vendim nëse do të shkojë në takimin e Brukselit, për të cilit Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, njoftoi se do të mbahet javën e ardhshme për, siç tha ai, krizën në Veri.

“Unë pata kërkuar që takimi të jetë në javën që po shkon në Bruksel me urgjencë dhe kam propozuar planin pesëpikësh, mirëpo tash kemi një kërkesë që takimi të jetë në javën e ardhshme. Një herë u tha data 22, pastaj data 23, pastaj data sërish 22. Do ta diskutoj me ekipin tim dhe me siguri që do t’i japim një përgjigje javën e ardhshëm”.

Kurti tha se është i angazhuar në dialog, por tha se po mungon zbatimi i sekuencimit të plotë e pa kushte e pa vonesa i Marrëveshjes bazike dhe Ankesit të zbatimit.

ARKATANA

“Një sekuencim që do të ishte i balancuar dhe fer, por që praktikisht është krejt i ndryshëm prej asaj që na është ofruar më 26 prill. Jemi të përkushtuar e konstruktivë, por s’mundet që çfarëdo sekuencimi që të ketë më shumë se gjysmën dedikuar neneve 7 dhe 10”.

Këto deklarata Kurti i bëri në një prononcim për media nga Krusha e Madhe ku shkoi pranë bustit të Ukshin Hotit./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.