Mobi Casa

Limaj shpreson se do të konstituohet Kuvendi i Kosovës, nuk tregon nëse ka marrëveshje

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i Nisma Socialdemokratike, Fatmir Limaj ka thënë se sot shpreson se do të konstituohet Kuvendi i Kosovës sipas procedurave.

Ai këtë deklaratë e tha duke shkuar për në objektin e Kuvendit të Kosovës.

I pyetur nga gazetarët se nëse ka arrit ndonjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, ai nuk konfirmoi një gjë të tillë.

Uji Dea

“Shpresoj se do të konstituohet Kuvendi sipas procedurave…”, ka thënë Limaj.

Ndërkaq, deputetët e zgjedhur kanë filluar të mblidhen në seancën e Kuvendit, ku pritet të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve. /Telegrafi/