GRANDEMALL

Kurti iu kërkoi ta sfidojnë nëse i ka votat për qeverinë, Zemaj: Nëse i ka 61 vota, pse s’po e zgjedh kryetaren?

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se nëse kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka votat për formimin e qeverisë atëherë duhet t’i ketë edhe për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Kurti dje në një intervistë në mediumin publik tha se ka 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë dhe kërkoi që të sfidohet për këtë duke e votuar kandidaten e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit.

“Më testoni”, tha dje Kurti.

Zemaj tha se kjo kërkesë e Kurtit është lojë fjalësh e demagogji.

UBT

“Kjo është tepër e parëndësishme të thuhet. S’jemi këtu për t’u sfiduar, por për zgjidhje. Këto lojë fjalësh janë të dëmshme. Nëse ai i ka 61 pse nuk e zgjedh kryetaren? Demagogji për ta shpërlarë veten”, tha Zemaj.

Ai tha se qasjen që Vetëvendosje po e ndjek karshi ngjarjeve në Kuvend është “logjikë e partisë”.

“Imponim e diktat, ashtu siç funksionojnë brenda partisë së vet”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.