“I ka dalë marrja në lëndinë, le t’fluturon se s’ka çka bon – ky bjen nën 30%” – Haradinaj thotë se opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Sipas kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, kryeministri aktual Albin Kurti nuk do t’i arrijë as 30% të votave në zgjedhjet e shkurtit.
Ai u shpreh i bindur se qeveria e re do të jetë nga opozita.
“Kurti s’ka çka bën në fushatë, i ka dalë marrja në lëndinë e mashtrimi, nuk ka çka bën le të fluturon s’e s’ka çka bën. Ai nuk ka me i mbërri 30% më në këtë vend se i ka dalë mashtrimi”, tha Haradinaj në Pressing, transmeton Express.
“Opozita ka mbi 60% të votave, qeveria e ardhshme është nga opozita, kjo është e sigurtë”, përfundoi Haradinaj.