UBT

Kurti e Rohde flasin për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri në detyrë Albin Kurti të mërkurën priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, sundimin e ligjit dhe heqjen e masave ndëshkuese evropiane.

Kurti teksa uroi Rohde për përfundimin e suksesshëm të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani pas zgjedhjeve të 23 shkurtit, përsëriti nevojën për heqjen e masave ndëshkuese që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës më 2023 për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri.

Komisioni Evropian ka akuzuar Qeverinë Kurti për veprime të pakoordinuara me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar.

GRANDEMALL

Masat ndëshkuese në qershor 2023 përfshijnë suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, suspendimin nga programi i fondeve për Kosovën, mos ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë përveç takimeve në dialogun me Serbinë dhe mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Parlamenti Evropian ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke thënë se ato janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe me përshtatjen e saj me politikat e BE-së.

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, ka kujtuar se për heqjen e masave, nevojitet konsensusi i 27 shteteve të BE-së, dhe ka thënë se diskutimet për këtë çështje janë në proces e sipër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.