UBT

Kurti e “amniston” Thaçin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në planin e punës për vitin 2014 të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme nuk është paraparë ftesa për raportim për kryeministrin Hashim Thaçi. Ky organ javën e kaluar ka miratuar planin e punës pa e paraparë asnjë ftesë për kreun e ekzekutivit. Kryetari i Komisionit, Albin Kurti, gjatë vitit të kaluar në vazhdimësi i ka bërë thirrje Thaçit që të vijë për raportim në komision, por ky i fundit ka injoruar gjitha ftesat e tij.

Pavarësisht kësaj lideri i Vetëvendosjes pretendon se i di arsyet pse Thaçi nuk i përgjigjet pozitivisht ftesës së tij.

United Hospital

Ai në deklaratat e mëhershme pati thënë se kryeministri ka frikë nga ballafaqimi në komision, pasi ka refuzuar disa herë ftesën e tyre për të raportuar rreth çështjeve të dialogut dhe takimeve tij me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Sidoqoftë, i vetëdijshëm për injorimin e thirrjeve të mëhershme, Kurti kësaj radhe nuk e ka përfshirë fare në agjendë ftesën për raportimin e kryeministrit. Gjatë diskutimeve që komisioni ka pasur javën e kaluar për planin e punës, është përmendur raportimi i zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, atij të Diasporës, Ibrahim Makolli, por jo edhe i kryeministrit…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.