FIDANISHTJA

“Kurti duhet ta kuptojë që qytetari nuk i dha vota të mjaftueshme për të qeverisur i vetëm”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pak çaste para se të dështonte dy herë radhazi për të marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu deklaroi se partia e saj është e gatshme të shkoj në zgjedhje të reja më 15 ose 22 Qershor.

Ajo këto komente i bëri, pasi tregoi se kreu i PDK-së, Memli Krasniqi kishte përmendur zgjedhjet si zgjidhje.

“Po jemi gati të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë ajo.

Numrat për kryekuvendarin e qeverinë, kanë deklaruar shpesh se i kanë, megjithatë Lëvizjes Vetëvendosje, do t’i duhet edhe nesër të tentoj t’i siguroj 61 votat e nevojshme për të paren e Kuvendit.

Njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku, thotë për RTK se Vetëvendosje duhet ta kuptojë që qytetari nuk i dha votat e mjaftueshme për të qeverisur vetëm.

“Taktizime ka nga të gjitha palët, dhe mundësia për të përparuar nesër në drejtim të përmbylljes së kësaj sage, nuk shoh diçka të konkretizuar”, ka thënë ai.

Eco Higjiena

“Asnjë nga palët, asnjë nga kandidatët në mënyrë të pastër nuk e ka ndjesinë dhe kompetencën për të qenë kryeministër në rrethanat aktuale dhe çka e pret Kosovën në të ardhmen, për rrjedhojë fajtor janë të gjithë, por përgjegjësinë e ka fituesi i zgjedhjeve”, vazhdoi ai.

Ndërsa Blerim Canaj, thotë se vendi humbë në mungesë të formimit të qeverisë shpejtë. Por, ngrit edhe një dilemë.

“Kam përshtypjen edhe vet Kurti nganjëherë nuk po është i interesuar ta bëjë qeverinë, gjithmonë është gjetur një gjuhë e përbashkët, por disi po tenton që të shkojmë edhe njëherë në zgjedhje, bashkë me zgjedhjet komunale”, ka thënë Canaj.

Nesër në Kuvend, në tentativën e katërt për konstituimin e plotë të Kuvendit, pritet të hidhet në votim përsëri emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Nga ana tjetër, LDK ka marrë vendim që të ngrejë kallëzime penale për çdo vendim që anëtarë të Qeverisë të zgjedhur edhe deputetë, kanë marrë që nga 27 marsi./RTK

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.