Mobi Casa

Kurti do Republikën e tretë të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti, duke folur në kuadër të pikës Deklarim jashtë rendit të ditës të mbledhjes së sotshme, u shpreh kritik për arritjet gjashtëvjeçare të vendit, nga dita e shpalljes së pavarësisë.

Nëse Republika e parë e Kosovës, pra ajo që u shpall më 2 Korrik të vitit 1990, ishte republikë për rezistencë në kushtet e okupimit dhe apart’heidit, kjo Republika e 17 shkurtit të vitit 2008 doli të jetë republikë për shitje. Po them republikë për shitje, sepse ajo përherë ishte dhe vazhdon të jetë, në njërën anë, republikë e negociueshme, kurse në anën tjetër – republikë e privatizueshme. Republika e dytë e Kosovës është bërë republikë e pakicës dhe jo republikë e shumicës.

Është interesante qysh shumë qeveritarë por edhe deputetë që i mbështesin edhe negociatat edhe privatizimet orvaten ta mbrojnë shtetin e pavarur dhe republikën e Kosovës prej Lëvizjes Vetëvendosje! Pra, këta politikanë që bëjnë paqe të turpshme e kompromise të kalbura me Serbinë, këta politikanë që republikën nga një Res Publica e shndërruan në një Res Privata, e paskan gjetur armikun e pavarësisë: Vetëvendosjen. Përderisa Serbia po forcohet përbrenda Kosovës, përderisa korrupsioni e pabarazia po rriten, këta politikanë të regjimit shtiren se po e mbrojnë pavarësinë duke e sulmuar Vetëvendosjen në çdo hap.

ARKATANA

Bëhet fjalë për të njëjtit politikanë që betoheshin te Ahtisaari dhe paketën e tij e cilësonin të shenjtë. Tash pikërisht këta janë të gatshëm për ndryshime kushtetuese, për privilegje e favorizime partikulare sipas përkatësisë etnike. Prej Asociacionit të komunave me shumicë serbe ku do të sundojë partia e çetnikëve nga Beogradi e deri tek amnistimi i kriminelëve serbë nga veriu, prej tendencave të vazhdueshme për ulëse të rezervuara edhe për një a dy mandate e deri te pazaret e paralajmëruara për Trepçën e Ujmanin, të gjitha këto projekte kundër Republikës, e kanë gjetur mbështetjen në këtë Qeveri dhe në këtë Kuvend ndërkaq kritikën parimore e kundërshtimin kategorik vetëm te Lëvizja Vetëvendosje.

Republika e dytë e Kosovës nuk do të mbijetojë kështu. Ne duhet të kalojmë te një transformim i shtetit tonë, nga privatizimi abuziv, që fabrikat i shndërroi në qendra tregtare, te shteti zhvillimor që ekonominë e orienton në prodhim; nga pazaret me Serbinë që po na e bosnjëzojnë shtetin te sovraniteti republikan që e bashkon Mitrovicën dhe na e heq edhe nenin 1.3 të Kushtetutës që i përket konceptit të Brezhnjevit për sovranitet të limituar.

Ky transformim do të shënonte Republikën e tretë të Kosovës, republikën e vërtetë. Na duhet pra një republikë e re për ta shpëtuar republikën si ide e si vlerë, si politikë aktuale e si realitet shoqëror.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.