Uji Dea

Kurteshi: Kemi plane konkrete

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Ismajl Kurteshi, kandidat për kryetar të Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se e kanë të qartë zhvillimin e komunës dhe se për secilën fushë kanë plan konkret.

“Ne nuk po improvizojmë siç po bëjnë të tjerët. Ne do të angazhohemi bashkë me asambleistët tanë ta ndryshojmë qytetin dhe të dalim nga kjo gjendje e dëshpërimit, ngecjes dhe sfidave falimentuese të komunës. Ata të gjitha provuan t’i privatizojnë dhe ne do ta ndalim këtë proces në mandatin tonë qeverisës, sidomos ndaljen e procesit të privatizimit të oborrit të shkollave të mesme dhe shumë procese të tjera të nisura nga ky pushtet”, ka thënë Ismajl Kurteshi.

Mobi Casa

VV ka prezantuar një plan për lagjen “Dardania” në Gjilan, duke ofruar edhe skicat e projektit ideor se si do të dukej “Dardania” dhe plani konkret të cilin banorët e lagjes do të mund ta ndryshonin apo plotësonin aty-këtu nëse duan, para se të zbatohet, kurse foli edhe Enver Rexhepi, kryetar i pikës së kësaj lagjeje.