Mobi Casa

Kurteshi: Gani Neziri asnjëherë nuk na takoj

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Ruhan Kurteshi nga IQZH thotë se edhe pse ka qenë i informuar Gani Neziri për parregullsitë e kompanisë “Lorenci-Co” ai asnjëherë nuk na ka pritur në takim. Gjithmonë është arsyetuar se është i zanën.

Ruhan Kurteshi është ndier i befasuar me përgjigjen e Gani Nezirit në rajonipress se zhegranët s`kanë asnjë arsye për brengosje e frikë. “Unë po befasohem sepse kemi bërë disa herë përpjekje që ta takojmë Gani Nezirin, por kjo asnjëherë s`ka qenë e mundur. E kemi njoftuar qysh më 1 nëntor 2012 për parregullsitë e kompanisë së gjeodetëve nga Shqipëria Lorenci&CO dhe shumë ankesa nga qytetarët, por asnjëherë nuk ka gjetur kohë që të na takojë” tha Kurteshi.

Kurteshi thotë se kanë qenë hiq më pak se tri herë në zyrën e Nezirit, por sigurimi në hyrje të ndërtesës ka dhënë një përgjigje të njëjtë se drejtori është i zanën. “Edhe vet drejtori Neziri ka premtuar se do të takohet me ne, por ky takim nuk është mbajtur kurrë”sqaroj ai.

“Duke parë injorimin e kësaj drejtorie na është dashur edhe njëherë t`i drejtohemi me kërkesën tonë të dorëzuar me 26 Shkurt 2013, por këtë radhë kërkesa i është dorëzuar me kopje nga Qemajl Mustafa e të tjerë institucione. Dhe përsëri nuk presim e as marrim ndonjë përgjigje nga kjo drejtori, por një reagim-sqarim në rajonipress se kërkesa jonë është e pabazë” tha Kurteshi.

Uji Dea

Ruhan Kurteshi nga IQZH ka kërkuar më herët që procesi të jetë më transparent, duke bërë publike listën dhe hartën e të gjitha pronave publike që po tentohet të bartet tek personat privat dhe të bëhen publike vendet ku po synohet të bëhet ngushtimi i rrugëve në dëm të pronës publike.

Sipas tij parcela të tëra janë uzurpuar ose janë në uzurpim e sipër , bile ka tendenca të legalizimit të tyre si dhe ndërrimi i destinacionit të këtyre pronave. Prandaj është kërkesë e jona që urgjentisht të ndërhyj drejtoria e kadastrit dhe një herë e përgjithmonë të ndërpres këtë fenomen mjaft të përhapur në Zhegër ka thënë Kurteshi.

Gani Neziri ndërkaq i ka quajtur të pa baza dhe të paarsyeshme shqetësimet e zhegranëve sepse sipas tij gjithçka po bëhet me transparencë të plotë dhe me profesionalizëm të lartë nga kompania e Shqipërisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: