Uji Dea

Kurteshi – Emini: Rregullorja për orarin e punës së subjekteve afariste duhet të harmonizohet me sugjerimet e dëgjimit publik

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), të martën, nën kryesimin e Shpresa Kurteshi-Eminit, ka shqyrtuar projekt-buxhetin për vitin 2020 si dhe vlerësimet e hershme për vitet 2021-2022, rregulloren për taksat, ngarkesat dhe gjobat komunale, propozim-vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës të Kuvendit të Komunës për vitin 2019, kërkesën për renovimin e shtëpisë së familjes Shabani në Përlpenicë si dhe një informatë të Drejtorisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor dhe të gjitha këto pika i ka rekomanduar për Kuvend Komunal.

Në të vërtetë, kërkesa e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për ndarjen e një shume prej 10 mijë euro, për nevoja të renovimit të shtëpisë së familjes Shabani në Përlepnicë të Gjilanit, si dhe rregullorja për orarin e punës së subjekteve afariste, e cila nuk ishte paraparë për këtë seancë, kanë nxitur një mjaft polarizues në këtë takim ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Sa i përket ndihmës për familjen Shabani, sipas opozitës nuk është zgjedhur koha e duhur për të ndihmuar, megjithëse propozimi u miratua në mënyrë unanime.

Ndërkaq, opozita këmbënguli për të përfshirë në rend të ditës së kësaj seance edhe rregulloren për orarin e punës së subjekteve afariste, sipas marrëveshjes së mëhershme, e cila gjatë kësaj jave duhet të kalojë në dëgjim publik.

Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit, tha se rregullores për orarin e punës së subjekteve afariste i duhet edhe pak kohë, për t`u formësuar dhe harmonizuar me propozimet dhe vërejtjet nga dëgjimi publik, që është paraparë të mbahet më 20 shtator. Ajo u shpreh e bindur se rregullorja do të jetë gati për seancën e tetorit, pasi t`i kalojë edhe procedurat tjera paraprake.

Mobi Casa

Ndërkaq drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemajli ka sqaruar se familja Shabani ka persona të sëmurë dhe nevoja për rinovimin e shtëpisë, është urgjente, duke mohuar kategorikisht çdo mundësi që ky rast të ketë ndërlidhje me fushatën zgjedhore.

Përndryshe buxheti i përgjithshëm i planifikuar për vitin fiskal 2020, sipas qarkores buxhetore për Komuna, do të jetë mbi 27.5 euro, për vitin 2021 – rreth 28.5 milionë, derisa për vitin 2022 – mbi 29.5 milionë euro.

Me rekomandim të MAPL-së, është bërë rishikimi i rregullores për taksa komunale, te pjesa që ka të bëjë me ndërtimet, ku Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka vlerësuar se nuk është në harmoni me dispozitat ligjore në fuqi.

Sa i përket vitit të ri shkollor, sipas informatës së Drejtorisë së Arsimit, procesi ka filluar mirë e mbarë në të gjitha shkollat, ku sivjet mësimet i vijojnë 17.233 nxënës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.