FITORJA

Kurteshi – Emini: Personat me aftësi të kufizuar janë kategori e veçantë dhe shumë e vlefshme për ne

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan -“Personat me aftësi të kufizuar janë kategori e veçantë dhe shumë e vlefshme për ne”, ka thënë Kurteshi-Emini, duke premtuar se Komuna do të kujdeset në mënyrë të vazhdueshme për këtë pjesë të shoqërisë, në mënyrë që të jetë sa më shumë e përfshirë në jetën arsimore dhe institucionale.

Në Gjilan është shënuar sot dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara, organizuar nga shoqata “Handikos”, ku ka marrë pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi Emini.

Ajo ka thënë se Komuna e Gjilanit, në mënyrë të vazhdueshme i ka qëndruar afër Handikosit dhe do të vazhdojë ta mbështes këtë shoqatë, duke i qëndruar pranë me të gjitha mundësitë.
“Personat me aftësi të kufizuar janë kategori e veçantë dhe shumë e vlefshme për ne”, ka thënë Kurteshi-Emini, duke premtuar se Komuna do të kujdeset në mënyrë të vazhdueshme për këtë pjesë të shoqërisë, në mënyrë që të jetë sa më shumë e përfshirë në jetën arsimore dhe institucionale.

GRANDEMALL

“Ne do të kujdesemi që t`ju sigurojmë gjithëpërfshirje në jetën arsimore dhe publike, në mënyrë që ju të ndjeheni pjesë e barabartë dhe e rëndësishme e shoqërisë”, ka thënë ajo.

Përndryshe, Shpresa Kurteshi Emini tha se Komuna e Gjilanit ka bërë edhe një hap tutje në avancimin e të drejtave të kësaj kategorie, duke e themeluar Komitetin e Personave me Aftësi të Kufizuara, i cili do të shërbej si trupë ndihmëse e Kuvendit Komunal, në identifikimin e nevojave të këtyre personave dhe rekomandimin e tyre për miratim në Kuvend.

Ajo i ka përgëzuar personat me aftësi të kufizuar për talentin dhe shkathtësitë që demonstruan në programin e shfaqur me këtë rast./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.