FITORJA

Kurteshi Emini: Për këtë pavarësi kanë derdhur gjakun gjenerata të tëra

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me rastin e shënimit të 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, institucionet komunale të Gjilanit, të përfaqësuara nga nënkryetari, Arbër Ismajli dhe kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Kryesuesja Kurteshi-Emini, pasi uroi qytetarët, tha se për këtë pavarësi kanë derdhur gjakun gjenerata të tëra.

UBT

“Për nder të 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ne nderojmë dëshmorët e kombit. Për të ardhur deri në këtë ditë, shumë veprimtarë janë angazhuar maksimalisht, shumë prej të cilëve kanë dhënë jetën. Për këtë pavarësi e Republikë kanë derdhur gjakun gjenerata të tëra. Si shoqëri e si institucione, duhet që maksimalisht të jemi të angazhuar që ta forcojmë shtetin dhe të krijojmë një të ardhme të sigurt e stabile për qytetarët, por edhe për brezat e ardhshëm. Urime të gjithë qytetarëve 13-vjetori i shpalljes së deklaratës së pavarësisë”, ka thënë Kurteshi-Emini.

Përfaqësuesit e institucioneve komunale kanë bërë nderime edhe tek lapidarët e bustet e dëshmorëve: Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Agim Ramadani, Abdullah Tahiri, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti e Reshat Ymeri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.