UBT

Kursimet e Qeverisë ulin pagat e sektorit privat

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Planifikimi për rritjen e pagave në sektorin publik prodhon edhe efekte të këqija.

Ministria e Administratës Publike e ka anuluar tenderin për sigurimin fizik të objekteve, duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës për kursim të buxhetit për mallra e shërbime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Uji Dea

Ky anulim do të ndikojë që 76 punëtorët që do t’i ruajnë objektet qeveritare të kenë paga më të ulëta sesa ishin pritjet e tyre.

Qeveria ka vendosur që organizatat buxhetore të kursejnë për 15 për qind, madje në prag të përgatitjes së vendimit për rritjen e pagave në sektorin publik.