Fundamenti

Kur vdes krijuesi, e intelektuali, populli humb diçka nga shpirti i tij

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Izmi Zeka -Këto ditët e fundit, shqiptarët patën dy humbje të mëdha. Së pari, na la Ali Podrimja, kurse pak kohë pas tij edhe Arbën Xhaferi. I pari, njëri nga poetët më të mëdhenj të kombit tonë, dhe i dyti njëri nga intelektualët, politikanët, publicistët po ashtu më të mëdhenj të kombit.

Vdekja e këtyre dy kolosëve tanë, ngriti edhe një çështje që ka të bëjë me neve të gjallët. Pse duhet pritur vdekjen e dikujt, për tu kthyer vëmendja tek ai, për ta kuptuar madhështinë e tij? Pse nuk po mund ‘ti shohim të flasim për njerëzit e mëdhenj sa janë gjallë,por vetëm pas vdekjes së tyre?…

Kur u dha kumti për vdekjen e Arbën Xhaferit, sikur vetëm atëherë na u kujtua se duhej të flisnim për të. Dhe vërtetë u fol e u shkrua mjaftë këto ditë, por natyrisht nuk u tha e tëra, se për një intelektual, politikan, publicist… si Arbeni, duhet shumë kohë dhe është shumë e vështirë për tu thënë e për tu kuptuar e tëra.

Vërtetë është e vështirë si ta përkufizosh në aspektin intelektual e profesional Arbën Xhaferin. Ta quash politikan nuk ishte vetëm politikan, ta quash publicist nuk ishte vetëm publicist, filozof jo vetëm filozof, veprimtar jo vetëm veprimtar… Dhe shprehja më e drejtë që më bie ndërmend është fjala krijues. Ai ishte krijues i politikës, i publicistikës, i zhvillimeve shoqërore në përgjithësi… Arbën Xhaferi më mirë se gjithë të tjerët, diti që të mbledhë, të zgjedh e të bashkojë copëzat e mendimeve e ideve politike në mozaikun e vështirë të veprimit politik tek ne, për t’i vënë këto në funksion të zhvillimit të aspiratave tona.

Të gjitha dhuntitë e tij, Arbën Xhaferi, më mirë se të gjithë të tjerët, i dyzoi në përpjekjet e tij, për të emancipuar njeriun tonë, për të trasuar rrugën e vështirë të ecjes përpara të kombit.

Arbën Xhaferi ishte i papërsëritshëm edhe për një gjë. Ai ishte ndër te vetmit që i takonte Kosovës po aq sa Maqedonisë, i takonte Maqedonisë po aq sa Shqipërisë. Me një fjalë ai i takonte gjithë gjeografisë shqiptare, prandaj edhe angazhimi krijues i tij ishte i tillë, gjithëkombëtarë.

Mobi Casa

Arbën Xhaferi hyri si intelektual në politikë për ta intelektualizuar politikën, gjë që edhe e ka arritur. Duke jetuar në një kohë të thyerjeve të mëdha, në një kohë të dilemave e vështirësive të mëdha, në një kohë kur populli i tij duhej të nisej nga zeroja për të arritur të drejtat e tij kombëtare e shtetërore, Arbni me idetë, mesazhet, projektet, qëndrimet, strategjitë e platformat e tij arriti që këto aspirata t’i ngris në shkallën e realizimit.
Arbni, ndonëse aty-këtu i cilësuar si nacionalist, ai në radhë të parë ishte edhe një humanist.

Asnjë ide e tij, asnjë projekt i tij, në asnjë rast, nuk cenon të drejtat e të tjerëve. Arbni e di mirë se “ai që si takon popullit të tij, nuk mund t’i takoj as njerëzimit”. “Planifikimet tona kombëtare nuk cenojnë të drejtat e të tjerëve” e thotë në një rast ai.

Kur vdes krijuesi, intelektuali, populli nuk humb vetëm një pjesëtar të tij, por humb shumë më tepër, humb diçka nga shpirti i tij. Kjo gjë ndodhë edhe me humbjen e Arbën Xhaferit.

E tha edhe baca Adem, se sikur vetëm gjysmën e këtyre fjalëve ta kishim thënë në gjallje të tij, do t’ia kishim zgjatur jetën.

Edhe ky shkrim imi është i vonuar. Duhej të shkruaja në të gjallë të Arbën Xhaferit. Ai iku. Por le të shërbej kjo si një thirrje për të gjallët që i kemi. Të mos vonohemi edhe për ata…

Nesër apo pasnesër do të shihemi tek përmendorja e Skënderbeut në Prishtinë, por jo sikur sot sepse vitet po ikin, por ne duhet të kem vrapin për të njohur vetveten.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.