FIDANISHTJA

Kur stuhia e breshërit gjithë shkatërrues zgjat jo më shumë se reprizat banale të Kuvendit!

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Janë këto pamje të datës 27 qershori 2025 pak minuta pas breshërit, që përfshiu një pjesë të madhe të fushës më pjellore në Anamoravë, gjegjësit fushën e fshatrave Mogillë, një pjesë e fshatit Skifferaj, një pjesë e Radivojcit dhe e Kllokotit të komunës së Vitisë. Pamjet tregojnë se në këtë pjesë kulturat e patateve, specave, shalqinit, misrit, lakrave, domateve veç e përfunduan sot me gjithçka mundësinë për të dhënë fryte për këtë vit.

Kjo është fatkeqësi natyrore mund të thotë dikush. E vërteta është se dëmet nga breshëri dhe vërshimet, ndonëse janë fatkeqësi natyrore, karshi dëmeve nga tërmetet, janë në një masë të menagjueshme, në një shtet funksional, sepse fushat më pjellore të Vitisë në të cilët sot u derdh gjithë kjo mizori e breshërit, në të kaluarën para 40-50 vitesh mbroheshin nga sistemet e mbrojtjes kundër breshërit. Kurse sot mundi dhe investimet e bujkut për mbijetesën e tij shkatërrohen brenda pak minutave nga stuhitë e reve.

Po të funksiononin pikat e raketave antibreshër sot, bujqit e këtyre anëve do të kurseheshin nga humbja e qindra mijëra eurove.

Fatkeqësisht për mbrojtjen nga breshëri dhe vërshimet shoqëria jonë as nuk ka plan, as ide e edhe më keq se kjo, nuk ka as gatishmëri. Sistemet mbrojtëse antibreshër nuk do t’i eliminonin tërësisht dëmet nga breshëri, por do t’i minimizonin në shkallë të madhe ato dëme.

FITORJA

Madje për të qenë ironia edhe më e madhe Shteti ynë as që e llogaritë bujqësinë dhe prodhimet e saj si pjesë të rëndësishme të ekonomisë së vendit. Politikat zhvillimore të shtetit shumë pak fitime i kanë lënë bujkut prodhues, kurse stuhitë breshërsjellëse edhe atë pak fitim ia marrin bujkut nga hambari, siç ndodhi sot me tokat më pjellore dhe më frytdhënëse në Anamoravë e ndoshta jo vetëm në Anamoravë.

Institucionet përgjegjëse të vendit nuk merren me fatin e bujqëve, institucionet kujdesen të ndajnë tendera, grante e subvencione për njerëzit e tyre, bashkëpartiakë, farefisnorë, klanorë e bashkëfitues.

Fati i mbijetesës së bujkut në Kosovën e sotme nuk është as në dorën e shtetit , as të të “reve” breshërsjellëse. Puna e bujkut për sigurimin e bukës së përditshme dhe prodhimeve më jetike për njerëzit është nga aktivitetet më fisnike, por, mjerisht nga më të përbuzurat dhe nga më të nënçmuarat. Mundi i bujqve begaton të gjitha tryezat jetike të qytetarëve, por vetë ata përçmohen nga të ashtuquajturat “elitat” politike, që realisht nuk janë elita politike, por “janë elita” zhvatëse.

Me bujqit e vendit liderët politikë takohen vetëm një herë brenda katër viteve kur ua kërkojnë votën./rajonipress/shefiksadiku/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.