RCCOLA

Kur kolesteroli i “mirë” bëhet i keq

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të gjithë e dinë se kolesteroli i ‘keq’ duhet të shmanget, por një studim i ri sugjeron se as kolesteroli i ‘mirë’ nuk është edhe aq i pafajshëm sa mund të duket.

Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar se i ashtuquajturi ‘kolesteroli i mirë’ mund të del të jetë i keq.

Ata thonë se lipo-proteina apo kolesteroli i ‘mirë’ mund të mos funksionojë siç duhet, humbë tiparet e tij mbrojtës dhe fillon të nxis inflamacionin dhe bllokimin e artereve.

Hulumtuesit në Klinikën e Klivland thonë se dobitë e kolesterolit të ‘mirë’ janë raportuar gjerësisht por që të gjitha testimet klinike të medikamenteve të dizajnuara për të rritur nivelet e ‘mira’ të kolesterolit kanë dështuar të tregojnë se ai përmirëson shëndetin e zemrës.

Më tutje, ata po ashtu thonë se një studim i ri ka demonstruar se një proteinë e mjaftueshme në kolesterol të ‘mirë’ është e pranishme në muret e arterieve të sëmura.

Si rezultat i kësaj, ekipi i udhëhequr nga Dr Stanley Hazen, shef i Kardiologjisë dhe Rehabilitimit Parandalues ne Kliniken e Kliveland, ka vendosur të zbulojë nëse kolestoreli i ‘mirë’ është po aq i mirë sa ai duket.

Mobi Casa

Dr Hazen dhe kolegët e tij zbuluan se në murin e arteries, një pjesë e ApoA1 bëhet e oksiduar dhe nuk kontribuon më në shëndetin kardiovaskular, por më parë kontribuon në zhvillimin e sëmundjeve koronare të arterieve.

Ekipi zhvilloi një metodë për identifikimin e mos funksionimit të ‘kolesterolit të mirë’ dhe testoi gjakun e 627 pacienteve të zemrës.

Ata zbuluan se pacientët me nivele më të larta të gjakut të mos funksionimit të ‘kolesterolit të mirë’ ishin në rrezik shumë me të madh të sëmundjeve të zemrës.

Nuk është ende plotësisht e qartë se si dhe pse kolesteroli i ‘mirë’ transformohet në një lloj të dëmshëm.

Mendohet se kolesteroli i ‘mirë’ forcohet duke ngrënë bizele, tërshëre, qepë, vaj peshku, vaj ulliri, hudhër dhe avokado.

Kolesteroli i ‘keq’ gjendet në një varg ushqimesh, duke përfshirë vezët, djathin, ushqimin e shpejtë, gjalpë dhe mishin e përpunuar.