RCCOLA

Kuqin e mllefos humbja e fundit: Ta marrtë djalli!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shefki Kuqi nuk arriti t’i përmbaj nervat pas humbjes së fundit të skuadrës së tij, Honka, në përballje me MyPan. Ai kritikoi ashpër gjyqtarët gjatë ndeshjes, teksa pas saj, kritika pati për lojtarët e tij.

Trajneri kosovar, Shefki Kuqi, u shfaq tejet nervoz në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij, Honka, ndaj MyPas, ndeshje të cilën ai e humbi në fund 2:1.

Kuqi u mllefos në gjyqtarin e ndeshjes pasi ai i dha karton të verdhë Mehmet Hetemajt qysh në pjesën e parë. “Pse ne gjithmonë të marrim kartonin e parë? Ta marrtë djalli!”, u shpreh Kuqi.

Uji Dea

Në konferencën për media, Kuqi u duk më i qetësuar, teksa tani pati kritika për lojtarët e tij.

“Ose unë jam në vendin e gabuar, ose lojtarët janë në skuadrën e gabuar. Ndoshta unë tashmë u kam folur atyre më shumë se që duhet”, deklaroi Kuqi, përcjell ‘Iltalehti’.

Kuqi me Honkan e tij u mposhtën 2:1 nga MyPa në kuadër të xhiros së tretë të ‘Veikkausliigas’ finlandeze.