Kuqi me Honkën eliminohet nga Kupa e Finlandës
Skuadra finlandeze Honka e drejtuar nga trajneri kosovar Shefki Kuqi është eliminuar nga Kupa e Finlandës në futboll. Honka të mërkurën u mposht nga skuadra Kups me rezultatin 3:0.
Me këtë fitore Kups është kualifikuar në çerekfinale, kurse Honkas së Shefki Kuqit i ka mbetur vetëm gara në kampionatin e Finlandës./koha/


