UBT

Kuqezinjtë, 2 milionë euro për t’i ndarë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kualifikimi i Kombëtares kuqezi për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar në finalet e një gare evropiane, si “Francë 2016”, përveç vlerës sportive dhe vlerësimeve morale, është shoqëruar e me një shpërblim financiar.

Që pas fitores 3-0 ndaj Armenisë, presidenti Armand Duka nga Jerevani i largët, do të deklaronte se për suksesin e arritur, futbollistët e Kombëtares do të shpërbleheshin me 2 milionë euro nga ana e FSHF-së, gjë të cilën e miratoi edhe Komiteti Ekzekutiv i saj në mbledhjen e tij të fundit.

Dje, duke qenë se ky është edhe takimi i fundit për vitin i futbollistëve të Kombëtares, në mjediset e resortit “Tropikal” ku ata janë të grumbulluar, është zhvilluar një mbledhje midis presidentit Duka, trajneri De Biasi dhe kapitenit Cana, të cilët kanë përcaktuar edhe mënyrë e shpërndarjes dhe përfitimit të tyre.

Kjo mbledhje ka shtyrë edhe konferencën e djeshme të shtypit për afro 30 minuta, ku kapiteni Lorik Cana ka pranuar se në mbledhje është biseduar për ndarjen e shpërblimit.

Uji Dea

Ai nuk ka dhënë detaje se si do të shpërndahen 2 milionë eurot, por është mjaftuar të rrëfejë se pas kalkulimeve të nevojshme, çdo lojtar kuqezi do të përfitojë aq sa meriton dhe ka kontribuar për kualifikimin e Kombëtares në “Francë 2016”.

Kriteret e vlerësimit nuk dihen, por besohet, se minutazhi në fushë mund të jetë baza nga duhet të nisin përllogaritjet. Dhe brenda këtij konteksi, portieri Etrit Berisha, kapiteni Lorik Cana dhe mesfushori Taulant Xhaka, janë tre lojtarët e Kombëtares që janë aktivizuar në 8 ndeshje si titullarë dhe kanë minuta në shumë në “aventurën” kuqezi në “Euro 2016”, të ndjekur nga Ansi Agolli me 7 ndeshje.

Sipas medieve në Shqipëri flitet se aty ka pasur edhe të pakënaqur ku është ngritur edhe zëri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.