Hidromorava

Kuptojini dobitë e kripës!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Konsiderohet se jeta ka filluar në det. Proceset në trup nuk mund të bëhen pa kripë, e organizmi nuk mund ta krijojë vetvetiu, kështu që duhet ta marrim përmes ushqimit dhe lëngjeve.

MAKSIMUMI 6 GRAMË KRIPË NË DITË

Kur djersitemi gjatë të nxehtit veror, trupi humb edhe lëngjet edhe kripën, kështu që sugjerohet të pini ujë me pak kripë, apo ushqime që përmbajnë kripë. Por, duhet pasur kujdes me sasinë! Është vërtetuar se konsumimi i tepërt i kripës ndikon në shtypjen e gjakut dhe në sëmundjet e zemrës.

KRIPA E FSHEHUR, E RREZIKSHME

Rreth 75 për qind e sasinë së nevojshme të dozës ditore e konsumojmë me bukë, keksë, ushqim të konservuar, djathë, supë. Këtu bëhet fjalë për kripën e fshehur, apo që nuk duket, të cilën marrim pa vetëdijen tonë.

Eco Higjiena

SHIJA FISNIKE

Njerëzit e përdorin kripën, me masë e pa masë, në më shumë se 14.000 mënyra, nga kuzhina e deri te proceset industriale. Pos se gjellëve ju dhuron shije të hatashme, kripa edhe shijet natyrale i bën më të shijshme.

PASTRON LËKURËN, ZVOGËLON DHIMBJET DHE TË ËNJTURAT

Tretmanët me kripë janë shumë të dobishëm për shëndetin dhe bukurinë. Banjat dhe pilingu me kripë deti përmirësojnë qarkullimin gjakut, pastrojnë lëkurën dhe ndihmojnë largimin e ujit tepricë dhe substancave të tjera të dëmshme të grumbulluara. Në linjat e kozmetikës natyrale ofrohen pasta për pastrimin e dhëmbëve në bazë të kripës së detit, mbrojnë dhëmbët dhe mishrat, si dhe freskojnë gojën. • Zvogëloni të ënjturat e fytyrës dhe qeskat në sy: Për zvogëlimin e ënjtjes së fytyrës dhe heqjen e qeskave dhe freskimin e syve të lodhur, tretni një lugë kripë deti në gjysmë litri ujë të vakët. Pastroni fytyrën ose vendosni kompresa të lagura me këtë përzierje dhe e mbani në fytyrë për 10 minuta. • Receta e njelmët për dhimbjet e veshëve: Ngrohni një lugë kripë në enë derisa të ngrohet, e vendosni në një fashë të trashë, dhe e lidhni apo e vendosni sipër veshit, atëherë kur të jetë ftohur.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.