Mobi Casa

Kultura dhe zhvillimi historik i saj

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Arben Misini- Kultura sot, pa dyshim qё paraqet tёresinё e veprimtarive tё devotshme tё njё individi ose shoqërie. Përmes saj njeriu ka kultivuar prej kohёsh format mё tё pёrsosura tё jetёs : duke filluar qё nga kujdesi pёr pastёrtinё, mёnyrёn e tё ushqyerit, veshmbathjes, strehimit e deri te frymëmarrja e qetё normale ose ritmike, pa pёrjashtuar kёtu edhe mёnyrёn e qetësisë shpirtrore ose bindjes sё tijё fetare. Tё gjitha kёto veprimtari tё shoqёrisё, ekzistojnë si rezultat i devotshmёrisё , tё asaj qё ne e njohim si “kult” ose “kulturё” njerёzore .

Ёshtё plotёsisht e natyrshme qё edhe kultura si tërësi e veprimtarisё njerёzore ka kaluar nё shumё etapa tё zhvillimit tё saj historik, duke zёvendёsuar kёshtu vazhdimisht modelin e shprehive tё vjetra primitive , me modelet mё tё reja e tё pёrsosura tё cilat ne i quajmё “modё e kohёs”.

Nё kёtё mёnyrё forma e zhvillimeve kulturore tek tё gjitha shoqёritё e pёrbotshme ka kaluar nёpёr njё periudhё relativisht tё gjatё kohore, tё shoqёruara edhe me situata tё dhimbshme dramatike. Pos kohёs sё humbur me shekuj e mileniume, u dashtë tё sakrifikohen edhe gjenerata tё shumta tё njerëzve revolucionar , vetёm e vetёm qё tё arrihet deri tek njё epokё e revolucionit drastik kulturor me pёrmasa botёrore ashtu siç duket bota jonё sot.

Rezistenca mё e madhe ndaj disidentёve ( bartёsve) tё inovacioneve kulturore bёhej kryesisht nga fanatikёt tradicional, tё cilёve nuk u mungonte mbёshtetja e masave tё gjera shoqёrore tё cilёt me kёmbngulje ishin tё vendosur qё tё mbrojnё me çdo kusht vlerat antike – primitive tradicionale, tё cilat vlera shёndrrohen tërësisht edhe nё zakone.

Prandaj çdo pёrpjekje pёr tё ndryshuar vlerat kulturore tradicionale nё ato vende ku dominon njё shkallё e ultё edukativo – arsimore , nuk mund tё arrihet pa ndonjё kosto (haraq ) tё lartё, jo vetёm nё aspektin kohorё, por edhe material e njerëzor .

Natyrisht se kuptimi i kёsaj analize filozofike do t`i humbet po nuk u shoqёrua edhe nga shembujt e jetёs praktike. Aty ku pёr shumё shekuj me radhё njerёzit trashёguan zotin, por jo edhe mёshirёn e tij ndaj lirisё, shprehjes sё lirё dhe drejtёsisё . Aty ku pranohet njё ide dhe pёrjashtohen (djegen ) qindra ide tё tjera.

Natyrisht se kjo ёshtё bota pas sё cilёs orientohet njerёzia, pas njё vlere tё pёrbashkёt, botёkuptimi tё njëjtë si dhe sjelljeve tё kufizuar zakonore tradicionale . Kёshtu ndodh tek shumё shoqёri ; zgjohen herёt nё mёngjes , vizitohen nё tualet, ca minuta kohё shpenzojnё pёr kafe tё shoqёruara herher me njё tymosje duhani dhe marrin rrugёn pas punёve profitabile qё kanё pёrcaktuar qysh nё mbrёmje .

Ndёrsa kohen e lirё kryesisht ata e kalojnё pas argёtimeve tё kota . Veçanërisht kjo ёshtё e theksuar tek popujt gjysmё tё prapambetur, ku edukata kulturore shpirtёrore gjendet diku nё mes tё njё qorr sokaku. Kështu ndodh zakonisht tek ne, si shoqёri e kapur nё bisht tё shoqёrive moderne properёndimore . Ku edhe kohёn e lirё pas pёrfundimit tё punёve primare, mundohemi ta shёndrrojmё nё njё industri me tё lartё profitabile , si pёr ekonominё materiale , ashtu edhe pёr ekonominё psiqike spirtuale.

Nё kёto shoqёri pёrparimtare ekziston modeli i tё jetuarit nёn pёrfitim maksimal, edhe atёher kur ajo veprimtari e tyre ka krejtësisht karakter zbavitjen dhe kreacionin . Pra faktikisht tek shoqёritё moderne industrial, bota e kënaqёsisё nuk ёshtё e ndarё fare nga bota e pёrfitimit maksimal psikik material .

FIDANISHTJA

Prandaj pikёrisht kёtu qёndron edhe ajo pika diametralisht e kundёrt qё i ndanё popujt apo shoqёritё e zhvilluara nga ato tё mesme dhe fare pa zhvilluara.

Dallimi aq i lartё nga shoqёritё me kulturё tё ultё primitive qёndron pikërisht tek natyra e tyre kulturore , e cila gjatë gjithë historisё ka krijuar bindje tё fuqishme kuptimore e zakonore, ndёrsa thyerja e kёtyre shablloneve ёshtё pak sa e vёshtirё, sepse grupet e prapambetura fisnore endacake gjithё veprimtarinё e tyre kulturore e artistike u a kushtojnё atyre punëve tё cilat nuk sjellin asnjё dobi nё sferёn ё tyre materiale , e aq mё pak racionale edukativo arsimore.

Andaj bota e tyre ёshtё ajo qё fisnikёron trupin dhe shpirtin e tyre ёshtё vetёm ajo qё përmbush instinktet e tyre hedoniste kreative, jo ajo qё bёhet nё saje tё ndonjё shpёrblimi material . Jeta e tyre fisnike nuk guxon assesi tё poshtrohet pёrmes lidhjes materiale, ndonёse ajo racionalja ёshtё edhe mё absurde nё botëkuptimin e tyre pёrceptiv.

Vlerat e tyre kulturore janё njё mision i vetёm i pastёrtisё sё tyre nga bota tjetёr e zhytur nёn poshtrimin e shpёrblimeve materiale , tё cilat sipas shoqёrive primitive ushtrojnё njё presion tё fuqishёm negativ nё shpirtin e qiltёr tё njeriut, si nё aspektin nёnshtrimit ndaj pranimin e tyre , po ashtu edhe nёnshtrimin e vazhdueshёm depresiv qё e ndjen njeriu gjatё procesit tё grumbullimit tё kapitalit si dhe mirёmbajtjes qё kёrkojnё ato vlera material tё fituara me aq mund , djersё e sakrificё.

Kёtu do tё pёrfundojё edhe analiza jonё pёr kёto bindje diametralisht tё kundёrta qё gjinden nё embrionin e shumё kulturave tё ndryshme nё botё, tё cilat kanё domethëniet e tyre tё jetёs , nё çfarëdo mёnyre qё jetojnё ato. Duke hyrё kёshtu nё proceset enigmatike tё kritikave ose pikёpytjeve tё mёdha qё kanё vetё kёto kultura pёr njёra tjetrёn nё lidhje me atё se :

1 . A duhet tё jetojmё si skllevёr nё shёrbim tё pasurisё ?
2. Apo duhet tё jetohet si mbret nё skёterrёn e varfёrisё ?

Ndonёse do t’preferosh tё gjendesh i pёrafёrt me te dyja botëkuptimet e t`i takosh klasёs sё mesme tё shoqёrisё , e cila krahas aktiviteteve tё pёrbashkёta profesionale e fitim prurёse preferon edhe shpenzime tё mёdha materiale e kohore edhe nё shumё punё tё kota e aspak profitabile pёr vehten familjen e as shoqёrinё.

E ndonёse nuk mund ta lёmё dot pa pёrmendur kёtu disa prej tyre si ; interesimi rreth sportit (bastoreve sportive ) ndёrkombёtar, praktikimit tё rregullt tё ndonjё religjioni pa pagesё , interesimi i madh pas programeve televizive, humbja e kohёs kot pas politikave gazetareske ditore, interesimi pas thashe theme e pёrgojimeve lavdëruese e ofenduese, qëndrimi i gjatё nёpёr Kafiteri , Restorane, Bare pa ndonjё kriter produktiv social, pjesëmarrja e rregullt nё aktivitete hedoniste kreative si ; dasma , ahengje , apo edhe ceremoni tё tjera tё fatkeqësive , qofshin edhe ato mortore , pastaj investimet tjera nё luks , veshmbathje e dukje impresionante, e shumë e shumë veprimtari tё tjera tradicionale e zakonore pa ndonjё kriter shpёrblyes racional , ia zёnё vendin identitetit kulturor e madhёshtor tё mbarё njerёzimit, e qё njёherit ajo kanё tё vetmin mision etik tё “pёrfitimit maksiimal – dhe shpenzimit minimal” nё tёrё veprimtarinё madhёshtore tё jetёs sё njeriut , me çka ka bёrё qё bota tё ndriçoj nga kjo veprimtari multi – kulturore me tё gjitha pasurit dhe mangёsitё e arritura nga dora e civilizimit…

Arben Misini

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.